Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë - Policia Arreston Shefin E Mafies Ruso-Gjeorgjiane
English

Spanjë - Policia Arreston Shefin E Mafies Ruso-Gjeorgjiane

MADRID, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtësia spanjolle urdhëroi sot masën e sigurisë arrest për shefin e mafies ruso-gjeorgjiane në Spanjë, Zahar Kalaçov, pas një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Gjeorgjia, njoftoi sot Audienca Kombëtare, instanca kryesore penale në Spanjë. Gjykatësi Fernando Andreu "urdhëroi arrestimin provizor" të Kalaçovit, sipas tekstit të vendimit të gjykatës një kopje e të cilit u sigurua nga AFP dhe ai u arrestua dje në Marbeja, jugu i Spanjës. Shtetas rus i konsideruar si drejtuesi kryesor i mafies ruso-gjeorgjiane në Spanjë, ai u dënua më 1 qershor nga drejtësia spanjolle me shtatë vjet e gjysmë burg dhe do t'i duhet të paguajë një gjobë prej 20 milion euro për pastrim parash. Ai u arrestua në Dubai në vitin 2006, më pas u ekstradua në Spanjë, ku kërkohej në kuadër të shkatërrimit të një rrjeti të mafies ruso-gjeorgjiane./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE