English

Turqi - Zhvillohet Ceremonia E Varrimit Të Klerikut Të Lartë Të Kishës Katolike

- Presidenti i Kishës Episkopale Turke, Luigi Padovese u vra më 3 qershor nga shoferi i tij në Iskenderun - SMIRNI (Turqi), 7 qershor /ATSH/ - U zhvillua sot ceremonia e varrimit të peshkopit Luigi Padovese, famulltar apostolik i Anadollit dhe president i Konferencës Episkopale Turke, i vrarë më 3 qershor pas një sulmi në shtëpinë e tij në Iskenderun, në jug të Turqisë, njoftoi me anë të një deklarate për shtyp Arqipeshkvia Metropolitane e Smirnit. Peshkopi katolik, 63 vjeç, u sulmua nga shoferi i tij dhe vdiq nga plagët e rënda në spital. Në deklaratën për shtyp thuhet se fjalën e rastit në ceremoninë e varrimit, ku merrnin pjesë personalitetet më të larta lokale, e mbajti arqipeshkvi metropolitan i Smirnit, Ruggero Franceschini. ''Lajmi tragjik i vdekjes së dhunshme të monsinjor Luigi Padoveses na tronditi të gjithëve dhe na la të pafuqishëm të kuptojmë sesi mund të ndodhte një gjë e tillë e tmerrshme, para së gjithash përballë një njeriu të kishës dhe një peshkopi tepër miqësor ndaj turqve dhe ndaj Turqisë'', deklaroi arqipeshkvi Franceschini. ''Më shumë se gjithçka, Luigi Padovese donte popullin turk'', shtoi ai. ''Padovese kishte shpirtin e bashkëpunimit me autoritetet lokale, madje edhe një ditë përpara se të vdiste, ai kishte takuar këto autoritete për të folur për minoritetet fetare me kombësi turke dhe për të gjetur mënyrën për të punuar së bashku për të mirën e përgjithshme'', theksoi Franceschini. ''Veprimet më domethënëse të Padoveses ishin ndarja e ushqimeve me miqtë myslimanë gjatë festave reciproke, krijimi i një shërbimi shpërndarjeje ushqimi për më shumë se 70 familje në nevojë nga të cilat vetëm një ishte e krishterë, personeli i shtëpisë së peshkopit, mbi 10 të tillë, ishin shumica të besimit islamik si edhe simpatia për kulturën islamike e konfirmuar nga raportet e shkëlqyera me myftiun e Iskenderunit dhe me të gjitha autoritetet civile'', shtoi ai. ''Ftoj të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Padoveses, ftoj gjithë Kishën Turke që të besojmë me të gjitha forcat në ëndrrën e paqes, që mund ta realizojmë vetëm me falje, me lutje dhe me sakrifica'', përfundoi Franceschini./ a.jor.
KOMENTE