Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajza e zhdukur kërkohet nga 100 policë shqiptarë e kosovarë edhe brenda në Kosovë
English

Vajza e zhdukur kërkohet nga 100 policë shqiptarë e kosovarë edhe brenda në Kosovë

Kukës, 7 qershor, NOA – Mbi 100 zyrtarë policorë të njësiteve të ndryshme të policisë shqiptare dhe asaj kosovare, kanë realizuar sot një operacion të përbashkët kërkimi për 6-vjeçaren Bleona Mata nga Zapodi i Kukësit.

Kështu, raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA se pas kërkimeve që janë bërë në zonën e Kukësit, në afërsi të zonës kufitare me Republikën e Kosovës sot është zhvilluar edhe një operacion kërkimi brenda territorit të Kosovës.

Konkretisht, mësohet se forcat e përbashkëta policore të të dyja vendeve kanë kërkuar sot në një rrethinë malore prej më shumë se 10 kilometra katror në afërsi të fshatit Krstec të komunës së Dragashit.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se operacioni i përbashkët për gjetjen e 6-vjeçares Bleona Mata, e raportuar si person i humbur që nga fundi i muajit maj të këtij viti në Zapod të Kukësit, nisi pas një takimi paraprak në mes zyrtarëve policorë të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Menjëherë paskëtaj, filloi operacioni i kërkimit për kërkimin e vajzës së humbur, i cili sipas të dhënave filloi në orën 10:00 duke përfunduar rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Krahas Njësitit Special Operativ, Policisë kufitare të PK-së, njësiteve të ndryshme patrulluese të stacionit policor të Dragashit dhe zyrtarëve policorë nga drejtoria e qarkut Kukës, në këtë operacion të kërkim-shpëtimit morën pjesë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Kërkimi u organizua nga grupe të ndryshme të zyrtarëve nëpër terrenin malor të fshatit Krstec që ndodhet afër kufirit me Shqipërinë.

Bëhet me dijeni se edhe pse kërkimi ishte shtrirë në një zonë të gjerë malore, zyrtarët që morën pjesë në këtë operacion nuk arritën të gjenin ndonjë gjurmë të 6-vjeçares Mata.

Ndërkaq, policia shqiptare ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim në të holla për të gjithë ata që kanë ndonjë informacion që mund të shpjerë deri te gjetja e kësaj vajze.

Edhe Policia e Kosovës nga ana e saj u ka drejtuar një apel të gjithë qytetarëve të rrethit të Prizrenit dhe më gjerë, që nëse kanë ndonjë informacion për Bleonën të kontaktohet stacioni më i afërt policor.

n.e/NOA

KOMENTE