English

Afganistan - Dy Ushtarë Të Nato-S Humbin Jetën Nga Shpërthimi I Një Bombe

KABUL, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë të NATO-s mbetën të vdekur sot nga shpërthimi i një bombe artizanale në një rajon jugor të Afganistanit, njoftoi sot komanda e forcave ndërkombëtare, një ditë pas vdekjes së dhjetë ushtarëve të forcave ndërkombëtare. Kombësia e ushtarëve nuk u bë publike nga komanda e NATO-s. Këto dy humbje vijnë një ditë pas vdekjes së dhjetë ushtarëve, shtatë amerikanë, dy australianë dhe një francez, nga disa sulme në jug dhe lindje të Afganistanit. Sipas një bilanci të përllogaritur nga AFP,bazuar në shifrat e përftuara nga faqja q internetit www.icasualties.org, rreth 247 ushtarë të forcave ndërkombëtare kanë humbur jetën në vend që nga 1 janari i këtij viti, ndër të cilët dy të tretat, saktësisht 154 janë amerikanë./ /i.p/
KOMENTE