English

Barça, Ibrën për Robinhon

Spanjë, 8 Qershor NOA - Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë sërish nën urdhrat e ish teknikut të tij, Roberto Mançini dhe kjo pasi ky i fundit ka kërkuar me ngulm suedezin në radhët e ekipit të tij.

Në orët e fundit, siç shkruhet në të përditshmen spanjolle “Sport”, skuadra e Barcelonës është duke menduar për një shkëmbim të mundshëm me City që do të kënaqte të dyja palët.

Kështu Ibra mund të përfundojë në Premier League ndërsa Robinho, i cili pëlqehet së tepërmi nga skuadra spanjolle, mund të shkojë pikërisht në ekipin e Pep Guardiolës.

Tashmë është bërë e ditur se takimi i parë midis dy stafeve drejtuese të klubeve është zhvilluar dhe po pritet që të gjendet një akord i cili do të bëjë të mundur këtë shkëmbim të lojtarëve.

r.b/NOA

KOMENTE