Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqja: Shqiptarët po vidhen nga “duart e pastra”.
English

Beqja: Shqiptarët po vidhen nga “duart e pastra”.

Tiranë, 8 qershor, NOA – Partia Socialiste deklaron se korrupsionin vazhdon të mbetet problemi kryesor për ekonominë në vend. Duke ju referuar raportit të Bankës Botërore, deputeti i PS-së, Ilir Beqja u shpreh se taksa e korrupsionit është rritur me 230% . Sipas tij qytetarët po vidhën nga politika e “duarve të pastra”.

“Nëse në vitin 2005 ryshfetet rrisnin kostot e produkteve e të shërbimeve me 2.5 %, në vitin 2008 ryshfetet rrisin kostot e produkteve dhe shërbimeve me 5.8 %. Shifra e parave që shkon në xhepat e oborrtarëve të babëzitur është rritur me 230 % nën qeverisjen e Sali Berishës. Kjo do të thotë se shqiptarët po vidhen me fatura marramendëse nga ‘duart e pastra’”, tha Beqja.

Ai theksoi se raporti i Bankës Botërore ka konfirmuar shqetësimet e PS-së në lidhje me situatën ekonomike.

“Së fundmi edhe Banka Botërore deklaron se “Taksa e kohës” është në Shqipëri më e lartë se kudo tjetër në rajon e në Europë. Menaxherët e firmave shqiptare harxhojnë më shumë se kudo tjetër kohë për t’u marrë me njohjen e rregullave që ndryshojnë kohë pas kohe dhe me marrëdhënie personale me organet ligjzbatuese”, tha deputeti i PS-së.

Beqja akuzoi qeverinë për rritjen e çmimeve si pasojë e krijimi të monopoleve. Ndërsa shtoi se “procedurat e prokurimit dhe konçesionet janë fund e krye klienteliste dhe se e vërteta e tyre fshihet ashtu si e vërteta e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë në 28 qershor 2009”.

Nisur nga kjo, Partia Socialiste deklaron se “të bësh biznes në Shqipëri është tashmë e papërballueshme” dhe se “qeveria nuk qëndron në krah të biznesit, por e rrjep atë çdo ditë e më shumë”.

m.xh/NOA

KOMENTE