Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha:Shqipëria E Vendosur Të Shndërrohet Në Një Superfuqi Rajonale Energjitike
English

Berisha:Shqipëria E Vendosur Të Shndërrohet Në Një Superfuqi Rajonale Energjitike

TIRANË, 8 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha tha sot se "Shqipëria mbetet e vendosur të shfrytëzojë të gjitha burimet potenciale të energjisë, për t'u shndërruar në një superfuqi rajonale energjetike". I pranishëm në ceremoninë e organizuar në 1-vjetorin e hapjes së Qendrës Kombëtare të Licensimit dhe përurimin e degës për aplikimet në fushën e energjisë, kryeministri Berisha u ndal tek rëndësia e investimeve në energjitikë. Berisha shprehu mirënjohje për Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ), e cila asistoi qeverinë shqiptare në reformat në fushën e licencimit dhe në hapjen e sportelit me një ndalesë të aplikimeve energjetike, pranë kësaj Qendre. Kreu i qeverisë, duke vënë në dukje progresin e paparashikuar të vendit në fushën e energjisë, tha se "në sajë të një ligji të mrekullueshëm të partneritetit publik-privat dhe ligjit të koncesioneve, në një hark kohor 3-vjeçar në vend janë licencuar dhe firmosur rreth 200 kontrata për hidrocentrale dhe për 36 prej tyre, kanë filluar punimet. Ndër këta dhe projekte ndër më të mëdhatë në Europë". Kryeministri nënvizoi se "burimet energjetike të vendit janë shumë të mëdha dhe janë për t'u licencuar e firmosur kontrata për qindra hidrocentrale të tjerë, parqe gjigande eolike". Sipas tij, "QKL është mesazhi më i shkëlqyer që ne i japim investitorëve të shumtë, të cilët e shohin Shqipërinë si një nga vendet më të përshtatshme në Europë për të investuar në fushën e energjisë". QKL është ngritur me mbështetjen e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, nëpërmjet USAID, duke pasur si synim reduktimin e korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Ndërsa reforma në fushën e licencimit dhe hapja e sportelit me një ndalesë të aplikimeve energjetike pranë kësaj Qendre realizohet në bashkëpunim me qeverinë gjermane, nëpërmjet Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ)./n.m/
KOMENTE