English

Bërthamore - Turqia Dhe Rusia Nënshkruajnë Një Marrëveshje Në Stamboll

STAMBOLL, 8 qershor /ATSH-ANSA/ - Turqia dhe Rusia nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bërthamores, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli duke theksuar se marrëveshja u nënshkrua nga ministri turk për Energjinë, Taner Yildiz dhe zëvendëskryeministri rus Igor Sechin. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe kryeministri turk Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit për impiantet bërthamore dhe bashkëpunimin në sektorin e rregullimit të licencave operative dhe mbikëqyrjen, mbrojtjen nga radioaktiviteti dhe menaxhimi i cilësisë së impianteve bërthamore, të lëndëve radioaktive, të trajtimit të mbetjeve, ndërhyrjeve të emergjencës dhe trajnimin e personelit. /e.v/
KOMENTE