English

Bosnje-Hercegovinë - Tre Serbo-Boshnjakë Shpallen Fajtorë Për Krime Lufte

SARAJEVË, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Prokuroria boshnjake shpalli sot fajtorë tre serbo-boshjakë për krime lufte, për shkak të rolit të tyre në vrasje, arrestime dhe dëbime të civilëve muslimanë në fillim të luftës në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995). ''Ish-shefi policisë gjatë luftës, Milorad Zivkovic, komandanti i një njësie paraushtarake, Milun Kornjaca dhe një nga anëtarët e kësaj njësie, Dusko Tadic u shpallën fajtorë për krime kundër njerëzimit'', njoftoi zyra e prokurorit kombëtar në një komunikatë. ''Ata ishin arrestuar që në muajin dhjetor dhe akuzoheshin për pjesëmarrje në një sulm të vazhdueshëm kundë civilëve myslimanë në bashkinë e Cajnices, në lindje të Bosnje- Hercegovinës'', vijon komunikata. ''Si pasojë e këtyre sulmeve, civilë myslimanë u arrestuan, u vranë dhe u torturuan'', shtoi zyra e prokurorit kombëtar./ /ec/ a.jor
KOMENTE