Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja Dajti , Gjykata I Jep Kohë Mbrojtjes Që Të Njihet Me Aktet E Prokurorisë
English

Çështja "Dajti", Gjykata I Jep Kohë Mbrojtjes Që Të Njihet Me Aktet E Prokurorisë

TIRANË, 8 Qershor/ATSH/.- Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit vitin e kaluar në Durrës, do të ketë si mbrojtës ligjor avokatin Arben Qeleshi. Në seancën e radhës së zhvilluar sot pasdreke në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u bë prezantimi i avokatit Qeleshi si mbrojtësi ligjor i të pandehurit Dajtit. Ndërkohë, pas prezantimit, avokati kërkoi kohë të njihet me disa nga materialet proceduriale të Prokurorisë kundër Dritan Dajtit, kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata. Prej pak ditësh, Gjykata e Krimeve të Rënda nisi gjyqin ndaj Dritan Dajtit i cili akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të katër oficerëve të Policisë së Shtetit në 7 Gusht të vitit 2009 në Durrës. Së bashku me Dajtin, në proces gjykimi janë dhe dy të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, kunati i tij, Ergest Xhorxhi dhe ish- punonjësi i policisë së Durrësit, Mariglen Muça, të cilët akuzohen respektivisht për "përkrahjen e autorit të krimit" dhe "abuzim me detyrën". Gjithçka që lidhet me këtë proces bën fjalë për ngjarjen e ndodhur më 7 Gusht të vitit 2009 në Durrës, ku katër efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të vrarë me armë zjarri në operacionin për të arrestuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti. I pandehuri Dajti akuzohet se hapi zjarr ndaj forcave të rendit, duke vrarë efektivët e policisë Festim Xhani, Artur Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska. Gjatë shkëmbit të zjarrit me policinë, i pandehuri Dajti akuzohet se ka vrarë dhe mikun e tij Ledion Mara. I plagosur edhe vetë në këtë operacion, Dajti u arrestua dhe më pas u izolua në Spitalin e Burgut. Pas trajtimit mjeksor, ai është izoluar në qelitë e burgut të Tiranës. 38 vjeçari Dajti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet policore, pasi ishte arratisur nga Gjykata e Tiranës në vitin 2003, ndërsa procedohej për vrasjen e një biznesmeni në Tiranë./a.m/s.s./
KOMENTE