Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmimi Kombëtar I Bibliofilisë Lumo Skëndo Për Vitin 2010. I Jepet Botimeve Ombra Gvg
English

Çmimi Kombëtar I Bibliofilisë "Lumo Skëndo" Për Vitin 2010. I Jepet Botimeve "Ombra Gvg"

TIRANË, 8 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo " (Mi'that Frashëri) për vitin 2010, iu dha botimeve "OMBRA GVG". Për të katërtin vit radhazi, Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, akordoi çmimin Kombëtar të Bibliofilisë "Lumo Skëndo", për realizmin e botimit "Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës Katedrale të Krishtit", nga Dr. Musa Ahmeti dhe Dr.Etleva Lala, me cilësi të veçantë "për kulturë të lartë për vlerat intelektuale dhe respektimin e normave drejtshkrimore". "Libri mbetet një prioritet i MTKRS-së", tha Ministri i TKRS, Ferdinand Xhaferaj. Ai siguroi se, "në funksion të këtij prioriteti ne do të bashkëpunojmë me të gjithë ata faktorë të rëndësishëm në fushën e letrave të cilët, bashkarisht do të ndikojmë pozitivisht në gjenerimin e kulturës së shkruar, si themel i kulturës së një kombi". Kreu i MTKRS, Ferdinand Xhaferaj, vlerësoi gjithashtu se, "ky çmim përbën një vlerë në si në promovimin e risive të arritura në lëmin e botimeve, ashtu edhe në përkujdesjen ndaj kujtesës kombëtare". Ndërsa botuesi i Shtëpisë Botuese, "OMBRA GVG", Gëzim Tafaj e vlerësoi këtë çmim si një nga më të rëndësishme të librit. Në edicionin e katërt të Cmimit Kombëtar "Lumo Skëndo ", konkurruan 9 botime si, "Mjeda" nga Mentor Quku, "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë", nga Abaz Ermenji, dhe nga botimet "Balli i Kombit", "Në fillimet e Nacionalizmit Shqiptar", nga Nathalie Clayer, që vinte nga shtëpia Botuese, "Përpjekja", Dante Aligeri, "Komedia Hynore", përkthyer nga Pashko Gjeçi dhe botuar nga Shtëpia Botuese "Argeta LMG", etj. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo" i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare. Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mit'hat Frashërit, dhe një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij.. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili "Lumo Skëndo". Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006./a.gj/
KOMENTE