Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dekretet, Topi: Respektoj Kuvendin, gjyqtarët u zgjodhën nga një grup profesional
English

Dekretet, Topi: Respektoj Kuvendin, gjyqtarët u zgjodhën nga një grup profesional

Tiranë, 8 qershor, NOA – Presidenti i vendit, Bamir Topi ka deklaruar se respekton kompetencat e Kuvendit në lidhje me votimin e dekreteve të tij, por duke ju referuar rrëzimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Topi ka shtuar se zgjedhja e tyre u bë nga një grup profesional.

I pyetur nga mediat gjatë takimit me Presidentin e Rumanisë, Basesku, Presidenti Topi ka theksuar se nuk ka asnjë komet në lidhje me rrëzimin e kandidatëve.

Topi ka theksuar se ka eksperiencë të gjatë parlamentare dhe në këtë mënyrë ai e njeh ndarjen e kompetencave dhe të pushteteve.

“Nëse i referohemi Kushtetutës, presidenti në rastin e dekreteve i paraqet në mënyrë zyrtare Kuvendit kandidaturat në rastin konkret për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo është e drejtë e Presidentit, dhe jo e imja personale, kompetencë që e kam bërë publike nëpërmjet një procesi transparent", deklaroi Presidenti Topi.

Kreu i shtetit është ndalur dhe në debatin e fundit të nisur nga mazhoranca në lidhje me mënyrën e votimit nga Parlamenti të dekreteve.

Në këtë linjë ai u shpreh se është i gatshëm të respektoj çdo vendim të marrë nga Kuvendi.

“Nuk duhet të frikësohemi nëse ka tentativa për ta bërë procesin më transparent. Fola vetëm për institucionin që unë mbuloj. I takon institucioneve të tjera të marrin të gjitha vendimet që janë në kompetencë të tyre. Nuk bëj komente për kompetencë që s'është e imja. Respektoj çdo vendim që vjen nga Kuvendi”, tha Topi.

Nga ana tjetër ai ka thua se përzgjedhja e kandidaturave që u rrëzuan në Kuvend “është bërë me një grup profesional”.

m.xh/NOA

KOMENTE