Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Mot I Mire Ne Rajonin Detar
English

Durres: Mot I Mire Ne Rajonin Detar

DURRES, 8 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit edhe sot do të mbizotërojë moti i mirë me erë të lehtë dhe temperatura të larta, ndërsa kushtet detare të favorshme mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Katër tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen njeri pas tjetrit në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa vazhdon normalisht lundrimet katamarani San Guan. Proçesi i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë si dhe trafiku i mjeteve lundruese në hyrje dhe në dalje të portit detar do të favorizohet nga moti i mirë, thanë burimet. Era e lehtë nga veriperëndimi dhe temperaturat deri në 26 gradë celsius, duke mundësuar banjat e diellit dhe të ujit, kane lehtësuar pushuesit e parë të këtij sezoni në plazhin e Durrësit dhe në plazhet e tjera të qarkut. Pas motit të paqëndrueshëm që mbizotëroi gjatë javës së kaluar, dy ditët e fundit drejt zonës detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri vazhdojnë gjuetinë mbi 35 motopeshkatore, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /a.ke/
KOMENTE