Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Be - Estonisë I Jepet ''Drita E Gjelbër'' Për Përdorim Të Euros Në 2011-Ën
English

Ekon - Be - Estonisë I Jepet ''Drita E Gjelbër'' Për Përdorim Të Euros Në 2011-Ën

LUKSEMBURG, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave të vendeve të BE-së i dhanë dritën e gjelbër sot vënies në përdorim të euros më 1 janar 2011 nga Estonia, që do të shndërrohet kështu në vendin e parë balltik që ndërmerr këtë hap, njoftuan sot burime evropiane. Gjatë një takimi në Luksemburg, ata gjithashtu paraqitën propozime të bëra publike tashmë nga Komisioni Evropian, muajin e kaluar. Ky zgjerim i ri i zonës euro duhet ende të miratohet zyrtarisht nga krerët e shteteve dhe qeverive gjatë një samiti që do të organizohet më 17-18 qershor, dhe më pas të hyjë plotësisht në fuqi në korrik, pas konsultimit në Parlamentin Evropian. Kjo nuk duhet të përbëjë asnjë problem. Estonia, e ndodhur në ekstremin verilindor të BE-së, ku ajo u anëtarësua në vitin 2004, pas largimit nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, d të jetë vendi i 17 që vë në përdorim valutën evropiane. Estonia do të jetë vendi i parë balltik dhe i treti vend ish-komunist, pas Sllovakisë dhe Sllovenisë, që do të hyjë në zonën euro, që aktualisht po përballet me krizën më të rëndë në historinë e saj. Vendet e fundit që i janë bashkuar familjes së madhe të zonës euro janë Sllovenia në vitin 2007, Qipro dhe Malta në vitin 2008 dhe Sllovakia në vitin 2009. Për vënien në përdorim të euros, vendet kandidate duhet të përmbushin kritere si: të kenë nën kontroll financat publike (deficitin dhe borxhin) dhe inflacionin, fluks të kufizuar të shkëmbimeve monetare dhe të normave të interesit./ /i.p/
KOMENTE