English

Ekon - Britani E Madhe - ''Catham House'': Mungesa E Naftës Kërcënon Botën

LONDËR, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Një mungesë botërore e naftës dhe rritja e e çmimit të arit të zi po kërcënojnë seriozisht botën, sipas një raporti të institutit britanik ''Chatham House'' dhe ''Lloyds'' shoqëria e parë e sigurimeve. ''Ne kemi hyrë në një periudhë të thellë pasigurie përsa i përket mënyrës sesi do të furnizohemi me energji për të siguruar elektricitet, për t'u ngrohur dhe për çmimin që na duhet të paguajmë për këtë energji'', theksoi Richard Ward, drejtor i përgjithshëm i ''Lloyds'', siguruesi i parë në botë për rreziqet. "Para se të përballemi me rritjen e çmimit të naftës, ne do të përballemi me një mungesë të naftës për shkak të rritjes së kërkesës për energji në Azi'', shprehen të shqetësuar Antony Froggatt dhe Glada Lahn, studiues në institutin e kërkimit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, ''Chatham House''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE