Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Shba - Bernanke: Ekonomia E Vendit Mbetet E Angazhuar Në Rrugën E Rritjes Ekonomike
English

Ekonomi - Shba - Bernanke: Ekonomia E Vendit Mbetet E Angazhuar Në Rrugën E Rritjes Ekonomike

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i Bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, u shpreh sot se ekonomia amerikane mbetet e angazhuar në rrugën e rritjes, së ngadaltë dhe do të shmangë një rënie tjetër në recesion. "Deri tani, gjithçka po ecën mirë", deklaroi ai lidhur me rimëkëmbjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara që ka filluar në verë. "Po, rimëkëmbja do të vazhdojë, por ajo nuk do të jetë e madhe". Presidenti i Rezevës federale i mbajti këto deklarata ndërkohë që publikimi i raportit mujor për punësimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten, shkaktoi shqetësim për rritjen ekonomike për shkak të ngadalësimit të madh në hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat. "Ka disa të dhëna që tregojnë se sektori privat është duke e përmirësuar ekonominë", theksoi Bernanke, i cili u shpreh gjatë një seance pyetje-përgjigjesh në Uashington të organizuar nga qendra e reflektimit "Woodrow Wilson International Center for Scholars". "Duket se shpenzimet e konsumit dhe investimet kanë pësuar një rritje", shtoi ai. Megjithatë, rritja pritet të jetë "e dobët", rreth 3 për qind. Në tremujorin e parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara është rritur me 3,0 për qind në ritëm vjetor në krahasim me tremujorin e mëparshëm, gjë që është pak më i lartë se potenciali i rritjes ekonomike të vendit, që Fed e vlerëson në 2,5 deri 2,8 për qind. Megjithatë, rritja ekonomike është më e vogël se pas krizës së mëparshme të ekonomisë amerikane (1981-1982), që është karakterizuar nga një rritje prej 4,5 për qind në vitin 1983 dhe 7,2 për qind në vitin 1984. Bernanke theksoi se një rritje prej 3 për qind nuk do të jetë e mjaftueshme për një ulje të ndjeshme të papunësisë, dhe se, si pasojë, kjo e fundit pritet "të vazhdojë të mbetet e lartë edhe për disa kohë". Papunësia ka arritur shifrën 9,7 për qind në fund të prillit dhe Fed thekson se ajo mund të arrijë një shifër mesatare prej 9,5 për qind në tremujorin e fundit. Për sa i takon situatës në Evropë, Bernanke u shpreh se Fed po e ndjek "me vëmendje" evolucionin e saj dhe se drejtuesit evropianë janë mjaft të angazhuar për mbrojtjen e euros". /I.Pu.
KOMENTE