Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Japoni - Përbërja E Qeverisë Së Re
English

Fishë Teknike - Japoni - Përbërja E Qeverisë Së Re

TOKIO, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri japonez Naoto Kan njoftoi sot përbërjen e qeverisë së tij, e përbërë nga 17 ministra dhe sekretarë shteti, 11 prej të cilëve mbajnë postet që kishin në qeverinë e mëparshme të ish-kryeministrit Yukio Hatoyama. Të gjithë i përkasin Partisë Demokratike të Japonisë, PDJ, e qendrës së majtë, me përjashtim të Shizuka Kamei, sekretar shteti për Shërbimet financiare dhe Reformën postare, i cili drejton Partinë e re të Popullit, NPP, e djathtë. - Kryeministër: Naoto Kan - Sekretar i përgjithshëm dhe zëdhënës i qeverisë: Yoshito Sengoku (i ri) - Ministër i Jashtëm: Katsuya Okada - Ministër i Financave: Yoshihiko Noda (i ri) - Ministër i Ekonomisë, i Tregtisë dhe Industrisë: Masayuki Naoshima - Ministër i Mbrojtjes: Toshimi Kitazawa - Ministre i Drejtësisë: Keiko Chiba - Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Komunikacioneve: Kazuhiro Haraguchi - Ministër i Bujqësisë, i Peshkimit, i Pyjeve: Masahiko Yamada (i ri) - Ministër i Shëndetësisë, i Punës dhe i Çështjeve Sociale: Akira Nagatsuma - Ministër i Transporteve, i Rregullimit të territorit dhe Turizmit; sekretar shteti për zhvillimin e Okinavës dhe për zgjidhjen e çështjes së Territoreve të Veriut (ishujt Kurrilje të pushtuara nga Rusia): Seiji Maehara - Ministër i Ambientit: Sakihito Ozawa - Ministër i Arsimit, i Kulturës, i Sporteve dhe Shkencës: Tatsuo Kawabata - Kryetar i Komisionit kombëtar të sigurisë publike (ministër i ngarkuar me parandalimin dhe administrimin e katastrofave): Hiroshi Nakai - Sekretar Shteti për Shërbimet financiare dhe Reformën postare: Shizuka Kamei - Sekretare shteti për Reformën administrative: Renho (jepet vetëm një emër, i ri) - Sekretar Shteti për Strategjinë kombëtare, Politikën ekonomike dhe fiskale dhe Konsumin: Satoshi Arai (i ri) - Sekretar Shteti për Demografinë, Refrmën e sektorit publik dhe Barazisë së gjinive: Koichiro Genba (i ri). /I.Pu.
KOMENTE