English

Gjermani - Kompania "Emirates" Porosit 32 Airbus A380 Për 11.5 Miliardë Dollarë

BERLIN, 8 qershor /ATSH-ANSA/ - Kompania ajrore e Dubait, "Emirates", ka porositur pranë kompanisë "Airbus" 32 avioni model A380 me një vlerë prej 11.5 miliardë dollarë (rreth 9.6 milionë euro me këmbimin aktual), njoftoi sot nga Berlini administratori i EADS (Kompania Evropiane Aeronautike e Mbrojtjes dhe Hapësirës), Tom Enders, gjatë një konference për shtyp gjatë hapjes të sallonit ndërkombëtar të aeronautikës (Ila). Marrëveshja u nënshkrua sot nga sheiku Ahmed Bin Saeed Al-Maktoum dhe Enders, me praninë e kancelares gjermane Angela Merkel. /e.v/
KOMENTE