Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gumi: Projektligji Per Faljen , Në Përputhje Me Kushtetuten
English

Gumi: Projektligji Per "Faljen", Në Përputhje Me Kushtetuten

TIRANË, 8 Qershor/ATSH/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, theksoi sot, gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, se projektligji për "Faljen" është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi sot diskutimet mbi projektligjin "Për Faljen", pas seancës dëgjimore të zhvilluar një ditë më parë me palët e interesuara. Relatori i këtij projektligji, deputeti Viktor Gumi, vlerësoi se projektligji i paraqitur sjell një trajtim të ndryshëm, korrekt dhe bashkëkohor të faljes sipas praktikës europiane. Ai theksoi se bashkë me amendamentet e paraqitura mund të vijohet me shqyrtimin e mëtejshëm në komision e më pas edhe në seancë plenare. Një element i rëndësishëm i këtij projektligji është edhe përcaktimi i instrumenteve kushtetuese dhe ligjore të amnistisë dhe të faljes së dënimeve penale që përfaqësojnë akte mëshire ndaj të dënuarve, duke i dhënë mundësinë atyre për integrim social. Në vijim, anëtarët e komisionit, si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca, diskutuan mbi përmbajtjen e projektligjit duke vlerësuar rëndësinë e tij përsa i përket përcaktimit të kritereve dhe procedurave të dhënies së faljes për personat që vuajnë dënime me vendim gjyqësor. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan në parim projektligjin./a.m/s.s./
KOMENTE