Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Lirohet Me Kusht Një Gazetare E Arrestuar Në Trazirat E Vitit 2009
English

Iran - Lirohet Me Kusht Një Gazetare E Arrestuar Në Trazirat E Vitit 2009

TEHERAN, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Një gazetare iraniane, e arrestuar pas trazirave të shkaktuar nga përballjet e dhunshme mes policisë dhe manifestuesve në dhjetor të vitit 2009, në Teheran, u lirua me kusht, njoftohej sot në një faqe internetit të opozitës. Badrolsadat Mofidi, zyrtare e Shoqatës Reformatore të Gazetarëve të Iranit, ka paguar një shumë prej 1 miliardë rial (95.200 dollarë) për lirimin me kusht të gazetares, sipas faqes së internetit www.Kaleme.com. Ajo u arrestua pas trazirave, ku mbetën të vdekur tetë persona gjatë manifestimeve dhe protestave kundër rizgjedhjes së kundërshtuar të presidentit Mahmoud Ahmadinexhad, gjatë festivalit të vajit fetar shiit të Hashures. Në ditët gjatë trazirave, forcat e sigurisë arrestuan një numër të konsiderueshëm të personaliteteve të opozitës politike, ndërkohë shumë prej tyre po përballen me akuza dhe me ''drejtësinë'' ligjore./ /i.p/
KOMENTE