Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeta vazhdon...
English

Jeta vazhdon...

Zgjidhjet e problemeve edhe më komplekse disa herë janë të dukshme – por askush nuk e ka gatishmërinë politike për të bërë atë që është e nevojshme

Nga Patrick Moore* Janë tri të vërteta, që unë i kujtoj, mbi konfliktet. E vërteta e parë është se jo çdo problem ka zgjidhje. Më kujtohet një kolegu im britanik që e ka ngritur këtë çështje gjatë viteve të 80’ta, ku flisnim për Irlandën Veriore dhe Qipron. Hendeqet midis të dyja palëve janë thjeshtë shumë të thella për t’i afruar dhe qëndrimet mund të jenë të papajtueshme. Në raste të këtilla, mund të ketë vetëm përpjekje për menaxhimin e gjërave dhe të ketë shpresë për më të mirën. Në Irlandën e Veriut, së paku, diçka duket se po funksionon – tani për tani.

Çështja e dytë është se disa probleme trajtohen më së miri nëse u lihet ta gjejnë vetë zgjidhjen. Me fjalë të tjera, nëse një konflikt i armatosur dhe një përplasje e madhe politike në opinion, mund të shmangen për disa vjet, atëherë njerëzit në terren do të zhvillojnë lidhjet e tyre tregtare dhe aranzhimet tjera që do ta bëjnë problemin më të lehtë për ta zgjidhur. Disa vëzhgues mendojnë se kjo mund të jetë mënyra për ta trajtuar edhe çështjen e Transdnjestrisë në Moldavi apo madje edhe Bosnjën. Megjithatë, vështirësitë qëndrojnë tek njerëzit tjerë, në interesin e të cilëve është ta mbajnë problemin të gjallë, duke mos i lënë gjërat të shërohen natyrshëm. Këtu e kam fjalën për rolin e Rusisë në Transdnjestër dhe sjelljen agresive nacionaliste të kryeministrit të Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik.

E vërteta e tretë është se zgjidhjet e problemeve edhe më komplekse disa herë janë të dukshme – por askush nuk e ka gatishmërinë politike për të bërë atë që është e nevojshme. Në rastet e këtilla, siç është konflikti izraelito-palestinez, çështjet parësore janë të qarta dhe mund të definohen lehtësisht. Mbi të gjitha, opsionet mund të vihen shumë shpejtë në tavolinë. Çdokush e di se cilat janë, meqë ka dekada që nuk kanë ndryshuar. Fundja, secili duhet të bëjë kompromise mbi këto opsione. Dikush duhet të humb pak në një çështje, por gjithashtu të fitojë në një tjetër…

Të zbulosh të dukshmen në Lindjen e Mesme

Nuk është nevoja të jesh gjeni të kuptoj se ç’mund të bëhet apo jo, por ajo që është e nevojshme është një guxim i madh politik apo një vision çekiç i një burështetasi për të arritur marrëveshje dhe për ta vënë në jetë. Duke vazhduar me shembullin në Lindjen e Mesme, asnjëra palë nuk do të fitojë kurrë territorin që synon. Izraeli do të vazhdojë të ekzistojë, kështu që ekstremistët arabë mund të harrojnë slloganin e tyre “për ta zhytur Izraelin në det”. Palestinezët megjithatë do të fitojnë shtetin e tyre të vërtetë, një shtet i cili në hartë nuk do të duket si djath zviceran. Asnjëra palë nuk do të mund ta kenë gjithë Jerusalemin për vete. Izraelitët nuk do të jenë në gjendje të ndërtojnë shtëpi dhe vendbanime, kudo ku armata e tyre ka shkuar dhe palestinezët, nuk mund të kthehen në të gjitha shtëpitë që kanë poseduar para ndarjes së Palestinës dhe luftës së parë arabo-izraelitë më 1948.

Izraeli tashmë ka bërë marrëveshje realiste paqësore me Egjiptin dhe Jordaninë, por as Izraeli, e as palestinezët, nuk kanë qenë në gjendje të zhvillojnë një vullnet politik, për të arritur deri tek një marrëveshje midis tyre, e lëre më për ta vënë në jetë atë. Disa njerëz mendojnë se ky problem është një prej atyre që s’ka zgjidhje, meqë të dyja anët mëtojnë territorin e njëjtë. Por, një zgjidhje duhet të përpunohet, nëse nuk synohet që palestinezët të jetojnë përjetësisht nëpër vendbanime të varfra refugjatësh dhe nëse izraelitët nuk planifikojnë të jetojnë përjetësisht të bllokuar.

Nuk mendoj se ndonjëra nga palët është e gatshme apo e aftë të jetojë nën rrethana të këtilla. Çështja e vetme është se kur do të arrihet marrëveshja dhe si do të duket ajo. Por, me një kryeministër jofleksibil siç është Benjamin Netanyahu dhe me Hamasin fanatik që komandon me besimin e mbase shumicës së palestinezëve, do të na duhet të presim edhe shumë vite për liderë të rinj, të cilët do të pajtoheshin mbi zgjidhjen e dukshme dhe do ta jetësonin atë.

…Afër shtëpisë

Një konflikt më pak dramatik ka qenë ai midis Sllovenisë dhe Kroacisë, por megjithatë, ka qenë me ne që prej 20 vjetësh. Zgjidhjet sërish kanë qenë të dukshme dhe mbase do të mund të arriheshin edhe para 20 vjetësh, nga një panel ekspertësh. Tani duket sikur politika shtetërore e lidershipit slloven dhe votuesve mund t’i japë fund kësaj.

Në esencë, problemi kishte të bënte me kufijtë e brendshëm – të padefinuar qartë - të ish Jugosllavisë, sikur që e dimë edhe rastin me Kosovën dhe Maqedoninë. Në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë, në konflikt ishin përfshirë disa fshatra përgjatë kufirit. Ishte edhe çështja e depozitave që mbanin qytetarët kroatë në “Ljubljanska Banka” dhe çështja e pronësisë dhe shfrytëzimi i duzinave nukleare në Krsko të Sllovenisë, të ndërtuara pjesërisht me para nga Kroacia.

Mbi të gjitha, ka qenë edhe çështja e kufirit detar përtej Gjirit të Piranit. Sllovenia interpreton qëndrimin e saj duke thënë se Gjiri i mundëson qasjen direkte në ujërat ndërkombëtare. Kroacia ndërkaq pohon se rruga e Sllovenisë drejt ujërave nuk është direkte, por duhet të kalojë nëpërmjet rrugëve detare kroate apo edhe italiane.

Shumica e vëzhguesve nga jashtë ndjejnë se ligji ndërkombëtar është në favor të pozicionit kroat. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Kroacia, që moti synon t’ia nënshtrojë çështjen e kufirit arbitrazhit obligativ ndërkombëtar, derisa Sllovenia e ka kundërshtuar një hap të këtillë. Privatisht, shumë sllovenë do të pranojnë se rasti i tyre është i dobët. Ata thjesht kërkojnë që Kroacia, e cila ka një vijë të gjatë bregdetare, të jetë zemërgjerë me Slloveninë në këtë çështje.

Edhe pse historitë moderne të këtyre dy vendeve kanë qenë afërsisht të lidhura dhe që të dyja janë larguar nga Jugosllavia në të njëjtën kohë në qershor të vitit 1991, ato nuk kanë qenë në gjendje t’i zgjidhin çështjet që krijonin ndarje midis tyre, veçanërisht për çështjen kufitare.

Shumica e çështjeve tjera janë qartësuar nga fundi i viteve të 90’ta, por marrëveshja për kufirin detar e arritur më 2001 nuk është aprovuar asnjëherë nga Parlamenti kroat. Ai traktat do t’i jepte Sllovenisë qasje direkte në ujërat ndërkombëtare, në këmbim për koncesione mbi tokën, gjë e cila mbase ishte një zgjidhje e dukshme. Që prej atëherë, ka pasur incidente të shëmtuara kufitare dhe provokime të ndërsjella. Sllovenia ka bllokuar hyrjen e Kroacisë në BE, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Dhe vendet sikur Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, apo Serbia, e dinë se nuk mund të hyjnë në BE, derisa të mos hyjë Kroacia. Me fjalë të tjera, ato e dinë se Sllovenia, në fakt, është duke i bllokuar.

Zgjidhja e çështjes

Nëntorin e kaluar, kryeministri slloven, Borut Pahor dhe homologia e tij kroate, Jadranka Kosor, kanë arritur një marrëveshje, në të cilën përfshihet edhe arbitrazhi i detyrueshëm ndërkombëtar mbi çështjen e kufirit. Vendimi do të fuqizohet vetëm pasi Kroacia t’i bashkohet BE-së, gjë e cila do ta bënte çështjen e kufirit më pak të rëndësishme apo madje edhe të pakuptimtë.

Parlamenti kroat e miratoi këtë hap me një shumicë të madhe. Në Slloveni, shumica ishte e vogël, e thjeshtë. Opozita akuzoi qeverinë se ka punuar kokë më vete dhe nuk ka kërkuar konsensus të plotë, sikundër e kërkon tradita sllovene në çështje të rëndësishme kombëtare.

Qeveria e futi këtë çështje në votim, në një referendum gjithëpopullor më 6 maj. Qeveria dhe grupet biznesore të interesit bën fushatë të fuqishme për të, derisa lideri opozitar, Janez Jansha, e quajti tradhti ndaj interesave kombëtare.

Në fund, votuesit e miratuan marrëveshjen, me një kufi të vogël karshi atyre që ishin kundër. Zgjidhja e cila ishte e dukshme dhe mund të përpunohej edhe para 20 vjetësh tani do të ketë efekt. Dhe të gjithë të përfshirët në të, tani mund ta vazhdojnë jetën e tyre.

(*) Patrick Moore ka shkruar për zhvillimet në Ballkan për më shumë se 35 vjet. Ai ka qenë edhe analist i Radios Evropa e Lirë nga viti 1977 deri më 2008

KOMENTE