English

Kosovë- Sejdiu: Korrupsioni Nuk Mund Të Luftohet Nga Askush Tjetër, Por Nga Sistemi Gjyqësor Dhe Prokuroria

PRISHTINË, 8 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Korrupsioni nuk mund të luftohet nga askush tjetër, por nga sistemi gjyqësor dhe prokuroria, tha sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një vizitë në Gjykatën e Lartë të Kosovës, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidentit. "Gjyqësori është shtyllë e veçantë e shtetit, e pavarur nga ndikimet politike, që vepron mbi bazën e ligjit dhe të Kushtetutës. As fenomenet e këqija, siç është korrupsioni, nuk mund të luftohen nga askush tjetër, por nga këto institucione dhe këta njerëz që janë përgjegjës për zbatimin e mirë të ligjit", theksoi Presidenti Sejdiu. /s.s./
KOMENTE