Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza - Spanjë - Sektori Publik Në Grevë Kundër Reformës Së Qeverisë
English

Kriza - Spanjë - Sektori Publik Në Grevë Kundër Reformës Së Qeverisë

MADRID, 8 qershor /ATSH-ANSA/ - Rreth 75 për qind e më shumë se 2.5 milionë punonjësve të sektorit publik në Spanjë merr pjesë sot në grevën e sindikatave kundër masave të fundit që ka shpallur ekzekutivi i kryeministrit Zapatero për të reduktuar deficitin publik, që parashikojnë ndër të tjera reduktimin me 5 për qind të pagave. Greva është organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, Ugt dhe Ccoo, të cilat kontestojë edhe masa të tjera që tashmë janë vendosur nga qeveria socialiste, si ngrirja e pensioneve dhe reduktimi i shpenzimeve sociale. Ekzekutivi parashikon të kursejë rreth 4.5 miliardë euro në vitet 2010 dhe 2011 falë reduktimit të pagave shtetërore. Deficiti publik spanjoll arriti në 11.2 për qind të PBB-së në vitin 2009 dhe qeveria është angazhuar ta çojë atë nën 3 për qindëshin e kërkuar nga Bashkimi Evropian brenda vitit 2013. Greva e sektorit publik prek sot shkollat, transportin publik, spitalet, shërbimet administrative, por siç është parashikuar nga ligji në të gjithë sektorët garantohet një shërbim minimal. Sindikatat nuk përjashtojnë mundësinë e organizimit të një greve të përgjithshme në javët e ardhshme. /e.v/
KOMENTE