Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura- Tafaj: Korrigjimi I Testeve Po Zhvillohet Normalisht
English

Matura- Tafaj: Korrigjimi I Testeve Po Zhvillohet Normalisht

TIRANE, 8 Qershor/ATSH/- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vizitoi sot qendrën e vlerësimit të testeve të provimeve të Maturës Shtetërore në shkollën "Sabaudin Gabrani", në Tiranë, për të parë nga afër ecurinë e procesit të korrigjimit të testeve. "Në këtë qendër ndodhen rreth 60% e testeve për korrigjim dhe procesi po zhvillohet normalisht", u shpreh ministri Tafaj. Pasi falenderoi korrigjuesit për gatishmërinë dhe seriozitetin që kanë treguar për të marrë pjesë në këtë fazë të rëndësishme të procesit, Tafaj kërkoi prej tyre që vlerësimi të jetë krejtësisht objektiv. Tafaj sqaroi se "vlerësimi i provimit bëhet nga tre persona në mënyrë të pavarur dhe jam i sigurtë që maturantët do të jenë të kënaqur me vlerësimet". Aktualisht vlerësimi i testeve të provimit të Maturës Shtetërore 2010 për lëndën Letërsi-Gjuhë Shqipe, po zhvillohet në katër qendra në të gjithë Shqipërinë, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër./e.gj/s.s./
KOMENTE