Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mb, Tashmë Me Ligj Trajtimin Financiar Për Familjarët E Punonjësve Të Policisë, Rënë Në Detyre
English

Mb, Tashmë Me Ligj Trajtimin Financiar Për Familjarët E Punonjësve Të Policisë, Rënë Në Detyre

TIRANE 8 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën p/ligjin për "mënyrën e trajtimit ekonomik dhe financiar të familjeve të punonjëse të policisë, gardës, shërbimit të kontrollit të brendshëm dhe policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës". Në këtë projektligj është parashikuar që familjet e shtetasve apo të punonjësve të strukturave të tjera shtetërore të cilët humbin jetën për shkak të detyrës të përfitojnë ndihmë dhe trajtim financiar. Eksperti i ministrisë së Brendshme, Luan Dervishi deklaroi se në bazë të p/ligjit, fëmijët e punonjësve që kanë humbur jetën në detyrë apo për shkak të detyrës të përfitojnë pension familajr të barabartë me pagën referuese të punonjësit në çastin e humbjes së jetës derisa secili prej fëmijëve të ketë mbushur moshën 18 vjeç, dhe pas kësaj periudhe e/i veji dhe anëtarët e familjes në ngarkim përfitojnë pension familjar dhe suplementar. "Përfitimet që jepen në përputhje me këtë nen parashikohen të vendosen në vlerën 100 % të pagës, sa herë që paga, sipas së cilës ëstë llogaritur ky përfitim, ndryshon", tha Dervishi. Në bazë të p/ligjit, u shpreh Dervishi, për bashkëshortin/en fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, është parashikuar të përfitojnë ndihmë të menjëhershme financiare në masën 200 mijë lekë. Gjithashtu p/ligji parashikon edhe pagimin e shpenzimeve funerale, si dhe trajtimin me bursë të plotë për të gjithë fëmijët e punonjësve, që kanë fituar të të drejtën e ndjekjes së studimeve në institucionet publike. Arrin në 240 numri i punonjësve të Policisë dhe strukturave në varësi të saj të rënë në krye të detyrës. Deri tani Ministria e Brendshme trajtonte financiarisht familjet e të rënëve në krye, apo për shkak të detyrës nëpërmjet akteve nënligjore. Efektet financiare të zbatimit të këtij p/ligji në buxhetin e shtetit janë të vogla./n.m/
KOMENTE