Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Kemi arritje në luftën kundër korrupsionit e qeverisjen transparente
English

Pollo: Kemi arritje në luftën kundër korrupsionit e qeverisjen transparente

Tiranë, 8 qershor, NOA – Nën drejtimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, u zhvillua sot mbledhja e përbashkët e Grupit Ndërministror të punës për strategjinë mbi Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente.

Gjatë mbledhjes, ministri Pollo tha se “është arritur me të vërtet diçka që nuk mund të pretendonim se e kishim më përpara”.

“Eshtë arritur një plan veprimi i detajuar, me parashikimet dhe veprimet kapilare në çdo ministri, në çdo agjenci, rishikime tërësore procedurash dhe raportim i saktë për punën e kryer në këtë drejtim. Kuptohet që korrupsioni është i vështirë të identifikohet në një mënyrë pothuaj të plotë. Por jemi të bindur se rregullat e qarta, angazhimi për zbatimin e tyre, e bën korrupsionin pothuaj të pamundur”, tha ai.

Sipas tij, fakti që këto rregulla janë ndërtuar në këtë mënyrë shpjegon edhe pse shumë agjenci ndërkombëtare, që monitorojnë qeverisjen e mirë si dhe korrupsionin, i japin nota gjithmonë e më të mira Shqipërisë dhe kanë lavdërime gjithmonë e më të qarta, e të shprehura, për qeverinë shqiptare.

“Besoj se me këto ritme që do të ecim, vërtet që do të arrijmë aty ku kemi premtuar, pa harruar ndonjëherë që korrupsioni dhe abuzimi me detyrën ndodh edhe në vendet e zhvilluar, edhe në vendet e pasura. Ne besojmë se ato që i kemi vendosur si detyra do t’i realizojmë me një punë të vazhdueshme, permanente por edhe me një ide të qarta, siç është strategjia dhe plan-veprimi që kemi përpiluar tashmë”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE