Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil/ Valentina, Punëtore Në Emigracion, Biznesmene Në Vendlindje
English

Profil/ Valentina, Punëtore Në Emigracion, Biznesmene Në Vendlindje

ELBASAN 8 Qershor/ATSH, Miranda Sadiku/ - Në fillimin e një biznesi, parësore janë idetë, mendon estetistja Valentina Mema, pastaj paratë. "Që të nisësh një biznes, është më mirë të dish se sa të kesh, thotë Valentina, e cila është kthyer nga emigrimi për të hapur biznesin e saj në qytetin e lindjes, Elbasan. "Kisha 15 vjet në Itali, dhe vendosa të ndiqja disa kurse private në fushën e estetikës, në më shumë se tre estetistë, që merreshin me rregullimin e thonjve të duarve dhe të këmbëve", thotë Valentina. Ajo ndhejet e kënaqur kur klientët e saj në qendra të ndryshme estetike në Torino, Itali, kërkonin valin që ti lyente thonjtësi edhe ti trajtonte ato". Një ditë pronari im një djalë i ri më tha se tashmë isha mjaft e zonja për të hapur një biznes timin, dhe unë ashtu bëra", thotë Valentina. Por nuk ndenji në Itali. U kthye në vendlindje, mori një dyqan me qera në qendër të Elbasanit dhe nisi punën në dyqan "Estetika". "Kam tre muaj që punoj dhe jam shumë e kënaqur", thotë ajo. Sipas Valentinës klientët janë nga më të ndryshmet, vajza, nuse të reja, madje edhe gra në moshë. "Njerëzit në Shqipëri kanë filluar që të kujdesen mjaft për veten, në veçanti femrat. Ato i japin një rëndësi pamjes së jashtme, por edhe thonjve", thotë Valentina. "Duart shfaqin kulturën dhe pastërtinë e një femre," shton ajo. Më së shumti tek Valentina shkojnë vajza dhe gra ekonomiste që punojnë në Bankë, por edhe shumë studente dhe intelektuale. "Ndjehem mirë në dyqanin tim, sepse flas shqip, dhe më pëlqen puna ime, që duket e lehtë, por është mjaft e vështirë, pasi kërkon nerva të qeta, dhe siguri në vete," thotë ajo. Valentina Mema, një nga pak estetistet e Elbasanit, shpreson që nga vjeshta të marrë një dyqan më të madh me qera. Sipas saj, kërkesat janë rritje./ch/
KOMENTE