English

Qkl Jep 3000 Leje Dhe Licenca Per Biznesin

-Deklaron Drejtoresha e QKL-së, Eneida Guria, në 1-vjetorin e krijimit të Qendrës- TIRANE, 8 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Krijimi dhe vënia në funksionim e Qëndrës Këmbëtare të Licensimit, (QKL), që ka reduktuar barrierat administrative ndaj nismës së lirë dhe ka përmirësuar ndjeshëm klimën për biznes në Shqipëri, së shpejti do të funksionojë edhe për sektorin e energjisë. Drejtore e Qendres, Eneida Gurria, tha sot për ATSH-në, se nga fillimi i vënies në funksionim të QKL, pra në harkun e një viti, në këtë institucion janë dhenë rreth 3000 leje dhe licensa të reja për biznesin, ndërsa vihet re interes në rritje për aplikime pranë sporteleve të saj. Sipas Gurria, "shërbimet mjekësore parësore, farmacitë, prodhim dhe tregtim me shumicë të ushqimeve, janë sektorët kryesorë ku bizneset vendase po tregojnë interes për të marrë licenca në Qendrën Kombëtare të Liçensimit (QKL)". Ajo bëri të ditur se shumë shpejt pritet të hyjë në zbatim dhe procesi i liçensimit të konçensioneve në sektorin e energjitikës. "Brenda Qëndrës Kombëtare të Liçensimit, QKL-së, do të ngrihet brenda pak javësh, një njësi e re për liçensimin e subjekteve në sektorin e energjitikës", tha Gurria, duke shtuar se për këtë sektor do të ndiqen të njëjtat proçedura konçesionare që aplikon QKL-ja. Vënia në funksionim e kësaj njësie, pritet të vërë nën kontroll të plotë proçedurën konçensionare të liçensimit në sektorin e energjisë, ç'ka do të minimizojë burokracinë dhe rrisë efiçencën e investimit. Sipas Gurias, dhënia e licencave për biznesin ndahet në 3 grupe, të cilat kanë afate të ndryshme, por të gjitha bëhen dhe në bashkëpunim me dikasteret e linjës, për të cilat kërkohet licenca apo leja përkatëse. Drejtore e QKL-së, Eneida Gurria tha se pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit mund të aplikohet për rreth 80 % të licencave apo lejeve kombëtare, përveç lejeve të ndërtimit, etj. Sipas saj, licenca hyn në fuqi menjëherë sapo aplikimi të cilësohet i aprovuar në regjistrin online. Ndërkohe sistemi i kompjuterizuar, mundëson që cdo aplikues të ndjekë përmes faqes së internetit të kësaj qendre statusin e kërkesës së tij për marrje licence. Qendra Kombëtare e Licencimit u krijua në frymën e një reforme të gjerë në fushën e licencave dhe lejeve për kryerjen e veprimtarive tregtare, profesionale, ose përdorimit të të mirave publike, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të shkurtuara, transparente dhe të shpejta, QKL, ul kostot për bizneset në procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet./n.m/
KOMENTE