Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qsut-Administrata Dhuron Gjak Në Ndihmë Të Fëmijëve Talasemikë
English

Qsut-Administrata Dhuron Gjak Në Ndihmë Të Fëmijëve Talasemikë

TIRANË, 8 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Punonjësit e administratës së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë dhuruan gjak sot në ndihmë të fëmijëve talasemikë, por dhe të gjithë njerëzve në nevojë. Punonjësit e QSUT-së, duke qenë më pranë pacientëve të vegjël dhe gjithë qytetarëve, iu bashkuan kështu fushatës që po organizohet nga Kryqi i Kuq Shqiptar, në prag të Ditës Botërore të Gjakut, në 14 qershor. Sipas drejtorit të QSUT-së, Ilir Dashi, kjo ishte një nga nismat e para për të ndihmuar fëmijët talasemikë. "Shpesh herë mjekët kërkojnë gjak për fëmijët talasemikë, apo pacientët në nevojë dhe duke qenë se ne jemi në krye të këtij institucioni i jemi bashkuar fushatës", tha Dashi, sipas të cilit, të tilla nisma do të ketë edhe në muajt në vazhdim dhe jo vetëm me administratën, por me të gjithë punonjësit. Ndërkohë, në muajin shtator do të organizohet një dhurim vullnetar i të gjithë punonjësve të QSUT-së, rreth 2800 persona. Kryqi i Kuq Shqiptar herë pas here apelon që të gjithë qytetarët të bashkohen në fushatat e ndërmarra për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të të gjithë personave që kanë nevojë për të. Dhurimi vullnetar i gjakut është shprehja më e mirë dhe e qartë e humanizmit njerëzor, por dhe mënyra më e mirë e mbledhjes së gjakut cilësor dhe të sigurtë për pacientët në nevojë. Sipas specialistëve dhurimi i gjakut jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por ndihmon në ripërtëritjen e organizimit. Nëse një individ do të dhuronte gjak 3 herë në vit, çka konsiderohet mëse normale, nevojat për gjak do të plotësoheshin./s.s./
KOMENTE