English

Rrethet- Kronika- Shkurt -Atsh, 8 Qershor

* Aksident rrugor, një i vdekur dhe dy të plagosur, ndalohet drejtuesi i automjetit SARANDË - Një person humbi jetën dhe dy u plagosën pas një aksidenti rrugor të hënën në mbrëmje, rreth 2 km larg Sarandës. Burime të Policisë bënë të ditur për ATSH-në, se "një automjet, tip Benz, e drejtuar nga Zenun Mero, 60 vjeç nga Ksamili aksidentoi për vdekje Koço Nikën, 78 vjeç nga Saranda". Polici tha se automjeti doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë, duke përfunduar 30 metra poshtë rrugës, ku për pasojë, u plagos shoferi, që më pas, u ndalua nga policia dhe një person tjetër, të cilin makina e goditi gjatë rrokullisjes./t.skuqi/ * Arrestohet 20-vjeçari, sekuestohet 1.2 kg lëndë narkotike ELBASAN - Një 20 vjeçar është arrestuar i akuzuar për veprën penale "prodhim dhe shitje të narkotikëve". Sipas policisë lokale, Leonard Sheralit i është gjetur gjatë kontrollit një sasi lëndë narkotike, që dyshohet se do t'ia shiste një shtetasi të paidentifikuar. Në shtëpinë e Sheralit është gjetur një sasi tjetër lënde narkotike, e cila në total është rreth 1.2 kg canabis sativa, bën të ditur policia./m.saranda/ch/
KOMENTE