English

Shkupi mirëpret Festivalin e Rrugës

Shkup, 8 qershor, NOA, Milena Selimi - Shkupi sërish do të presë artistë nga e gjithë bota në festivalin e rrugës. Ka nisur prej dy ditësh një nga aktivitetet më interesante në fushën e muzikës, kërcimit dhe performancës, i cili do të vazhdojë deri më 13 qershor. Nëpër rrugët e Shkupit,për të pestën here, do të mbahet festivali ndërkombëtar i muzikantëve dhe artistëve të rrugës "Baskrefest 2010".

70 artistë ndërkombëtarë nga 19 vende të cilët do të prezantohen me rreth 25 pika muzikore dhe akrobatike.

Hapja solemne e të ashtuquajturit "cirk nën qiell të hapur" nisi në sheshin "Maqedonia" me performancë spektakolare të grupit akrobatik francez "Xh Girls", pjesëmarrja e të cilëve realizohet në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Franceze në Shkup.

Është lajmëruar edhe spektakli piroteknik i artistit gjerman Edi Egall i cili drejtpërdrejt do të performojë vetëndezjen.

Interpretuesit, përkrah performimit të tyre në sheshin"Maqedonia" do të paraqiten edhe në Skelën 13 Nëntori, në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe në komunën e Aerodromit.

m.s/NOA

KOMENTE