Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari akuzon pronarin grek, i mori 16 mijë USD borxh dhe nuk ia ktheu
English

Shqiptari akuzon pronarin grek, i mori 16 mijë USD borxh dhe nuk ia ktheu

Korçë, 8 Qershor, NOA – I kishte marrë 16 mijë dollarë borxh dhe prej tyre i kishte kthyer vetëm 8 mijë, duke mos qenë korrekt me pagesën e pjesës së mbetur dhe për këtë arsye, personi që i kishte dhënë borxhin, u detyrua ta denoncojë në polici.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Korçës, sipas të cilave personi i denoncuar është 72-vjeçari grek Christos Kostmidis, banues i përkohshëm në Korçë, pronar i një rrobaqepësie në këtë qytet.

Mësohet se ai u denoncua nga 51-vjeçari Jorgaq Stoja, banues në qytetin e Korçës, i cili ka rrëfyer në komisariatin e policisë sesi greku i ka shlyer vetëm dy këste me nga 4000 dollarë dhe me pas nuk ka qenë i rregullt me pagesat, duke mos caktuar një datë fikse për shlyerjen e këtij detyrimi.

Nga ana e tyre, forcat policore kryen veprimet hetimore proceduriale, në gjendje të lirë për veprën penale të “Mashtrimit” për shtetasin grek, ndërsa materialet i kalojnë prokurorisë së Korçë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE