Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të Paktën 12 Viktima Nga Mbytja E Një Trageti Në Bangladesh
English

Të Paktën 12 Viktima Nga Mbytja E Një Trageti Në Bangladesh

DAKA, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën dymbëdhjetë persona humbën jetën sot, ndër të cilët dhjetë fëmijë dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së një trageti i tejmbushur me pasagjerë në verilindje të Bangladeshit, njoftuan pak më parë autoritetet zyrtare. Aksidenti ndodhi në distriktin Sunamganj, rreth 140 kilometra në veri të kryeqytetit Daka, deklaroi për AFP-në shefi i distriktit Kamrul Alam. "Deri tani janë rikuperuar trupat e gjashtë nxënësve, të katër fëmijëve të një moshe shumë të vogël dhe të dy femrave", shtoi ai, ku theksoi se trageti ishte i tejmbushur. ''Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërkohë shumë pasagjerë të tjerë janë deklaruar të zhdukur'', u shpreh zyrtari. Aksidentet e anijeve janë të shpeshta në Bangladesh, vend që numëron rreth 230 lumenj, për arsye të normave t sigurisë që nuk zbatohen plotësisht, kryesisht lidhur me numrin e kufizuar të personave që duhet të transportojnë anijet./ /i.p/
KOMENTE