Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Analistët: Gruevski po gënjen ndërkombëtarët
English

Analistët: Gruevski po gënjen ndërkombëtarët

Shkup, 9 qershor, NOA - Lidershipi i VMRO-DPMNE-së ka përgatitur disa skenarë për të mbajtur pozicionet lidhur me rejtingun dhe ruajtjen e pushtetit.

Më 15 qershor, dy ditë para Samitit të BE-së në Bruksel, kur nuk do të caktohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, VMRO-DPMNE ka përgatitur mitingun masiv në pjesën qendrore të Shkupit, për të mbuluar këtë dështim të radhës dhe sinjalet e këqija që vijnë nga Brukseli.

Pas kësaj periudhe, analistët parashikojnë që qeveria dhe tabori i VMRO-DPMNE do të thirren në Samitin e NATO-s në nëntor të këtij viti, duke vijuar me përkushtimet deklarative për zgjidhjen e emrit dhe anëtarësimin në NATO, ku edhe në nëntor do të pasojë dështimi i radhës, duke mos siguruar anëtarësimin, për shkak të pozicioneve të pandryshuara për kontestin e emrit me Greqinë.

Analisti politik, Mersel Bilalli, vlerëson se edhe pas 17 qershorit, Gruevski do të përdorë si kartë të tij populizmin dhe izolimin e vendit.

“Mendoj se nuk do të ketë hapa produktiv, përveç populizmit të Gruevskit, i cili do të vazhdojë të vajtojë duke e prezantuar vendin në pozicionin e viktimës. Ky konspiracion që ushtrohet nga Gruevski i ngjan pushteteve totalitare. Edhe anëtarësimi në NATO është problem në Samitin e nëntorit, për shkak se sërish problem paraqitet kontesti me grekët”, thekson Bilalli.

Sipas tij, pas kësaj periudhe situata do të jetë dramatike dhe vendi do të ballafaqohet me krizë të thellë politike. Edhe analisti Branko Gerovski detekton skenarët e Gruevskit, duke theksuar se akrobacionet e tij janë ruajtja e rejtingut deri në zgjedhjet sa më të shpejta.

“Ai do të vijojë me truket e tij, duke e gënjyer bashkësinë ndërkombëtare se është përkushtuar për negociatat për emrin, ndërsa paralelisht përgatit terrenin për zgjedhjet. Pres që këto truke të tij të kenë sukses, deri në muajin nëntor, sepse ai do të shfrytëzojë periudhën deri në mbajtjen e Samitit të NATO-s në muajin nëntor të këtij viti”, ka theksuar Gerovski.

Ai parashikon që edhe në këtë Samit të pësojë fiasko Maqedonia, për shkak se nuk do të ketë ndryshim të pozicioneve as nga Shkupi, por edhe nga Athina.

“Ekziston mundësia që pas këtij samiti në nëntor Gruevski të shpallë zgjedhje, të cilat do të mbaheshin shumë shpejt, mirëpo ai paraprakisht do të shkaktonte krizë politike dhe qeveritare me BDI-në. Ai do të fitonte nga kjo situatë rreth 50 deputetë në Parlament, mirëpo definitivisht do të humbiste mbështetjen dhe partneritetin me partitë shqiptare”, ka theksuar analisti

Gerovski, duke theksuar se situatat do të qartësohet definitivisht gjatë muajit nëntor të këtij viti. Analistët theksojnë se tërë ky vit do të jetë nën ethet e një krize politike e shoqëruar me aktivitete parazgjedhore të ndërmarra kryesisht nga VMRO-DPMNE, ndërsa nga ana tjetër BDI shihet në pozicione tejet të vështira dhe se do të varet menaxhimi i kësaj situate nga kjo parti, për të mos humbur elektoratin e saj.

NOA-INA

KOMENTE