English

Botërori, Bekenbauer: Gjermania në gjysmëfinale

Berlin, 9 qershor, NOA - Franc Bekenbauer beson se ekipi i ri i Gjermanisë mund të arrijë në gjysëmfinale të Kampionatit Botëror.

Bekenbauer mendon se mungesa e kapitenit të lënduar, Majkëll Ballk, nuk duhet të jetë një disavantazh.

Sipas tij, skuadra e re është shumë e ekuilibruar dhe me pak fat mund të shkojë në finale në Afrikën e Jugut.

Bekenbauer fitoi Kupën Botërore si kapiten dhe lojtar në vitin 1974 dhe ishte trajner i ekipit gjerman kur fitoi titullin e fundit botëror më 1990.

m.xh/NOA

KOMENTE