Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmijët- Unicef: Pushteti Vendor Më I Pranishëm Në Hartimin Dhe Zbatimin E Politikave
English

Fëmijët- Unicef: Pushteti Vendor Më I Pranishëm Në Hartimin Dhe Zbatimin E Politikave

TIRANË, 9 Qershor/ ATSH-Erla Gjikolli/.- Strukturat e pushtetit vendor, veçanërisht ato në nivel qarku, duhet të jenë më të përfshirë në procesin e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të Strategjisë së re Kombëtare të Fëmijëve, që pritet të hartohet dhe të jetë gati brenda këtij viti, gjykon UNICEF. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), i cili operon në Shqipëri prej 18 vitesh, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve në të gjithë vendin, njeh mirë ecurinë e zhvillimit të politikave që lidhen me çështjet e fëmijëve në Shqipëri. Shqipëria, sipas vlerësimit të UNICEF, ka shënuar një zhvillim të ndjeshëm në drejtim të të drejtave të fëmijëve. "Strategjia për Fëmijët, që u zbatua përgjatë viteve 2005- 2010, është një përpjekje shumë e mirë nga ana e qeverisë, por rezultatet e përfundimit të saj, tregojnë se ka ende punë për të bërë", tha për ATSH-në Dr. Arlinda Keçi Ymeraj, Përgjegjëse për Politikat Sociale në UNICEF. Sipas saj, nevojitet që strukturat e pushtetit vendor duhet të jenë më të pranishme në procesin e hartimit, zbatimit, dhe monitorimit të Strategjisë së re Kombëtare të Fëmijëve, pasi konsiderohen si hallka, të cilat janë më afër problematikave në komunitet. "Buxhetimi i politikave që realizojnë të drejtat e fëmijëve, duhet të konsiderohet me prioritet si nga Qeveria qendrore, ashtu dhe ajo vendore", vijoi Ymeraj, sipas të cilës, shoqëria civile duhet të jetë pjesë aktive për monitorimin dhe zbatimin e strategjisë. Ajo vlerësoi se vitet e fundit ka një zhvillim të ndjeshëm në zhvillimin e të drejtave të fëmijëve, duke përshëndetur realizmin e pr/ligjit integral për të Drejtat e Fëmijëve, i hartuar me ndihmën e ekspertëve të UNICEF. Ky draft u konsiderua nga Ymeraj si "zhvillimi më i madh i deritanishëm në kuadrin e politikave dhe të legjislacionit për të drejtat e fëmijëve". Që në momentin e ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në 1992, të gjitha qeveritë shqiptare kanë patur në qëndër të vëmendjes të drejtat e fëmijëve. Ratifikimi i saj ishte vetëm fillimi, hapi i parë që u shoqërua me një proces të gjatë dhe të vështirë. "Ky proces, megjithëse progreson, vazhdimisht ndeshet me vështirësi dhe probleme, sepse vetë çështja e fëmijëve përfaqëson një çështje komplekse", tha Ymeraj, duke shtuar se tashmë pas disa vitesh ekziston një strukturë e veçantë për të drejtat e fëmijëve në Ministrinë e Punës, dhe njëkohësisht ka dhe një Komitet Ndërministerial që drejtohet nga zv/kryeministri që ndjek zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ato nënkuptojnë një mori të gjërë çështjesh që lidhen me arsimin, shëndetësinë, mbrojten sociale, të zhvillimit, harmonizimi i të cilave kërkon bashkëpunimin e të gjitha aktorëve pjesëmarrës. Ymeraj argumentoi se "duhet kuptuar që çështja e të drejtave të fëmijëve, nuk është vetëm një detyrë e qeverisë dhe as vetëm e famijes, por i takon të gjithë shoqërisë, pasi fëmijët janë faktor i rëndësishëm i të tashmes dhe së ardhmes". Por sipas saj, vënia në zbatim e Ligjit për të Drejtat e Fëmijëve do të krijojë një administratë kombëtare, rajonale dhe lokale, me detyrimin e vetëm të ndjekjes e zbatimit të të drejtave të fëmijëve. Për këtë arsye shumë shpejt Sekretariati për të Drejtat e Fëmijëve do të kthehet në një agjenci kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. "Me sinkronizimin e të gjithë aktorëve ndërmjet nivelit qëndror dhe rajonal, do evidentohen me detaje shkaqet e privimit të fëmijëve nga të drejtat e tyre", argumentoi Ymeraj, duke shprehur bindjen se me zbatimin e ligjit integral do të zvogëlohet përjashtimi social i fëmiëjve. Lidhur me sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, Ymeraj tha se Shqipëria ka një legjislacion që garanton të drejtën e mbrojtjes sociale dhe një administartë e cila ka në themel të funksionimit garantimin dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve. Nga pikëpamja institucionale Ministia e Punës ka institucione që zbatojnë këto politika dhe inspektimin e shërbimeve për të gjitha grupet në nevojë, përfshirë edhe fëmijët. Ymeraj tregoi se aktualisht në disa bashki janë krijuar seksionet e mbrojtjes sociale të fëmijëve. Kjo është një inciativë e re, e realizuar nga Qeveria shqiptare, me bashkëpunimin e UNICEF dhe organizatave të tjera ndëkombëtare. Me ligjin e ri, vijoi Ymeraj, këto seksione do të funksionojnë në të gjitha bashkitë dhe komunat e Shqipërisë. Në morinë e programeve të shumta mbështetëse të UNICEF, të cilat kanë ndihmuar qeveritë shqiptare për vendosjen e të drejtave të fëmijëve në krye të axhendës kombëtare, kjo organizatë ka marrë edhe disa insiativa të reja. Ato lidhen me çështje të ambientit, forcimin e strukturave që merren me drejtësinë e te miturve dhe trajtimin e problemeve në plan gjithpërfshirës, me qëllim luftën ndaj përjashtimit social të fëmijëve. Puna e UNICEF-it në Shqipëri respekton ndryshimet e rëndësishme të bëra në nivelin global të OKB-së, statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe reformat e ndryshimet që ndodhin në vend. Këto ndryshime krijuan mundësitë për të çuar përpara problemet e fëmijëve, pavarësisht sfidave në aspektin e ngarkesës së punës, krijimit të partneriteteve dhe mobilizimit të burimeve. Një vit më parë Qeveria Shqiptare dhe OKB nënshkruan Kuadrin Programor për Një OKB të Vetme, i cili synon të zgjerojë rezultatet dhe impaktin, duke përqendruar avantazhet krahasuese të sistemit të OKB-së në një Program të Vetëm Strategjik. UNICEF punon në 158 vende dhe territore në mbarë botën për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijëve, duke filluar nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë./s.s./
KOMENTE