Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Francezi Pierre Cabanes Sjell Librin Ilirët, Nga Bardhyli Tek Genti
English

Francezi Pierre Cabanes Sjell Librin "Ilirët, Nga Bardhyli Tek Genti"

TIRANË, 9 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ - Studjuesi i njohur francez i lashtësisë ilire, Pierre Cabanes promovoi sot në mjediset e Akademisë së Shkencave librin e tij të dytë në gjuhën shqipe, "Ilirët, nga Bardhyli tek Genti (shek IV - II p.e.s), botim i shtëpisë botuese "Carpe Diem". Në prezantimin e këtij libri me natyrë studimore ishte mes të tjerëve, edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Maryse Daviet, që vlerësoi rëndësinë e botimit në gjuhën shqipe. "Falenderoj prof. Cabanes bashkë me grupin e arkeologëve, që e ndihmuan në këtë botim. Arkeologjia është një nga shtyllat e bashkëpunimit mes Francë dhe Shqipërisë. Gjatë viteve të fundit ka pasur mjaft kërkime dypalëshe. Qeveria franceze subvencionon studime të përbashkëta franko-shqiptare", u shpreh Ambasadorja Daviet. Ndërsa vlerësoi se, arkeologjia është më shumë se kërkimi i mbetjeve, duke e quajtur "kërkim i identitetit", Daviet e mbylli fjalën me citimin e një fragmenti nga libri i Cabanes" "ka ardhur momenti që kryetarët e vendeve të Ballkanit të përpiqen së bashku, që me kërkimet arkeologjike, të gjejnë rrënjët e vendeve të tyre". Studjuesi Pierre Cabanes theksoi se ka 30 vjet që merret me studimin e Balkanit dhe historisë së tij dhe falënderoi dy prej bashkëpunëtorëve të tij, që nuk jetojnë më: Hasan Ceka dhe Selim Islami. Sipas autorit, "Iliria e Jugut, gjatë lashtësisë, shfaqet përgjithësisht vetëm përmes kontakteve që kanë me të kolonistët luftëtarë, tregtarë të ardhur nga Greqia dhe Italia e Jugut". "Synimi i kësaj vepre është të përcaktojë më me saktësi, aq sa e lejon dokumentacioni, kufijtë e trojeve të ilirëve të jugut, organizimin e tyre shtetëror, që meriton të krahasohet me të fqinjve maqedonas, thrakë, epiriotë, apo romakë", tha Cabanes. Botimi "Ilirët, nga Bardhyli tek Genti(shek IV - II p.e.s)", është libri i dytë, që autori Cabanes boton në gjuhën shqipe pas librit të parë "Hyrje në historinë e lashtësisë". Por edhe ky botim, ashtu si të gjithë veprat me natyrë studimore, ndryshe nga romanet me tregime apo poezi, nuk i shpëtoi gjatë promovimit gjykimeve dhe mendimeve të ndryshme. Nënkryetari i seksionit të arkeologjisë në Akademinë e Shkencave, Myzafer Korkuti në diskutimin e vet, përveç se njohu meritat e padikutueshme të këtij botimi- studim dhe ndihmesën që do të japë për specialistët në të ardhmen, tha se priste diçka më tepër rreth përcaktimit gjeografik, se ku mbarojnë fiset ilire dhe ku fillojnë ato epirote. Korkuti shtoi se "në disa vende është përdorur fjala "etni" për ilirët, kur në shqip, kjo fjalë ka kuptim më të gjerë se fjala "fis", e cila duhej të ishte përdorur në këtë rast". Të njëjtin shqetësim shprehu dhe drejtori i seksionit të Antikitetit Arkeologjik pranë Akademisë së Shkencave, Faik Drini, i cili shprehu mendimin se botimi nuk e shpreh qartë ndarjen territoriale mes fiseve ilire dhe atyre epirote. "Mund të kishte pasur më tepër informacion nëse këto fise epirote janë greke, apo shqiptare", tha Drini. Në vitet 1970-të kur Shqipëria nën regjimin komunist ishte një vend i izoluar, Cabanes vizitoi kufijtë jugorë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe që atëherë, dëshira e tij për të studiuar rreth lashtësisë së këtyre territoreve ishte mjaft e madhe. 30 vjet më pas Cabanas u rikthye sërish në territoret jugore të Shqipërisë ku sëbashku me një grup arkeologësh nga Shqipëria, studjoi historinë e këtyre territoreve, të cilat pasqyrohen në librin që promovoi sot./n.m/
KOMENTE