English

Grupi parlamentar i PS, me 4 nënkryetarë

Tiranë, 9 Qershor, NOA Update – Grupi parlamentar i Partisë Socialiste në mbledhjen e tij të sotme ka emëruar katër nënkryetarë të tij.

Bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se për këtë post janë zgjedhur përkatësisht deputetët socialistë Eduard Shalsi, Erjon Braçe, Saimir Tahiri dhe Vasilika Hysi.

Ndërsa sekretari i këtij grupi është zgjedhur deputeti Taulant Balla, i cili u pëtball në garën për marrjen e këtij posti me kolegun e tij, Damian Gjiknuri. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE