Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca E Kryetarëve/ Seancat E Kuvendit Do Të Zhvillohen Të Enjten Paradite
English

Konferenca E Kryetarëve/ Seancat E Kuvendit Do Të Zhvillohen Të Enjten Paradite

TIRANË, 9 Qershor/ATSH/.- Konferenca e Kryetarëve e grupeve parlamentare vendosi sot që seancat plenare të zhvillohen të enjten paradite (ora 10.00), nga të enjten pasdite që janë zhvilluar nga fillimi i kësaj legjislature, në shtator 2009. Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, sot u mblodh Konferenca e Kryetarëve, me praninë e krerëve të grupeve kuvendore, ku u shqyrtua kalendari trejavor i punimeve parlamentare për periudhën (14 qershor-1 korrik), si dhe programi i punës për periudhën (14 qershor-29 korrik", datë që shënon dhe mbylljen e sesionit të dytë të legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit. Në mbledhje u shqyrtuan propozimet e ardhura sot nga grupi parlamentar i PS-së për plotësimin e vendeve të mbetura vakante nga opozita në disa struktura të Kuvendit, si rezultat i bojkotit të zgjatur të saj, si posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe i kryetarëve të disa komisioneve të përhershme. Seanca e nesërme e Kuvendit parashikon ratifikimin e një marrëveshje ekonomike mes Shqipërisë e Gjermanisë, të një projektligji për trajtimin e familjarëve të personave të rënë në krye të detyrës, si dhe të dy projektvendimeve. /a.s/s.s./
KOMENTE