Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krijohet Grup Kërkimor Në Institutin E Studimeve Evropiane
English

Krijohet Grup Kërkimor Në Institutin E Studimeve Evropiane

- Prezantohet Rrjeti i Studentëve Ekselentë - TIRANË, 9 Qershor/ATSH/.- Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Dr. Dhori Kule emëroi sot një tjetër pedagog të ri, Dr. Altin Veshtin, i cili ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Padovës, në Itali. Rektori Kule e cilësoi të një rëndësie të veçantë emërimin e pedagogëve që kanë përfunduar studimet jashtë vendit dhe që kanë një CV të pasur në fushën përkatëse, në rastin konkret, në kardiokirurgji. Gjatë ceremonisë së zhvilluar, rektori Kule prezantoi edhe grupin e ri kërkimor që krijohet në Institutin e Studimeve Evropiane dhe që do të shërbejë në proceset integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Grupi kërkimor pranë Institutit të Studimeve Evropiane, do të përbëhet pikërisht nga pedagogë dhe kërkues të rinj, të cilët janë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Ky grup kërkimor do të ketë ndihmën dhe udhëzimet e vazhdueshme të stafit me më shumë eksperiencë të universitetit, për të pasur rezultate sa më të mira. "Kërkuesit e rinj, të cilët kanë një eksperiencë të vyer jashtë vendit tonë dhe që vijnë nga disiplina krejt të ndryshme, do t'i përgjigjen në këtë mënyrë kërkesave dhe sfidave të kohës, siç është trajtimi shumëdisiplinor i proceseve si ai i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian", tha rektori Kule, duke shprehur sigurinë e tij se me anë të këtij grupi, Universiteti i Tiranës do të japë një ndihmesë të madhe në integrimin e vendit në BE. Rektori prezantoi edhe organizatën më të re të studentëve në Universitetin e Tiranës, Rrjetin e Studentëve Ekselentë, i cili ka si qëllim përkujdesjen për rritjen e cilësisë së shërbimeve të universitetit. Ky grup do të përfshihet në grupe kërkimore, dhe pse jo, dhe me grupin kërkimor të ngritur në Institutin e Studimeve Evropiane. Universiteti i Tiranës, i themeluar në vitin 1957, ka rreth 30 mijë studentë dhe një staf prej mbi 1500 pedagogësh./e.gj/s.s./
KOMENTE