Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kronika - Shkurt - Elbasan- Atsh, 9 Qershor
English

Kronika - Shkurt - Elbasan- Atsh, 9 Qershor

Bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes elektriçisti Një 57- vjeçar me profesion elektriçist ka gjetur vdekjen sot teksa rregullonte telat në kabinën elektrike. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, tha për ATSH-në se "57- vjeçari Nazmi Dervishi ka gjetur vdekjen në spitalin kirurgjik të Elbasanit si pasojë e kontaktit elektrik. Ky shtetas ka qenë duke rregullluar disa tela në kabinën elektrike të lagjes ku edhe banonte "Fushë Mbret", por trupi i tij ka rënë në masë me telat elektrike e për pasojë ka gjetur vdekjen". Arrestohet pedofili 23-vjeçar Nje pedofil 23-vjeçar eshte arrestuar sot, pasi ka përdhunuar sistematikisht nje 6-vjeçar. Burime të Policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se "6 -vjeçari me iniciale R.K dyshohet se është përdhuar nga një 23 vjeçar sistematikisht gjatë këtij muaji, ndërsa ka qenë nëna e të miturit që ka denoncuar në Polici". Ngjarja e rëndë, sipas burimeve zyrtare të Policisë lokale, ka ndodhur në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër në periferi të qytetit të Elbasanit. Autori i kësaj ngjarjeje eshte shtetasi me inicialet M.D, 23 vjeç, banor i këtij fshati. /M.Sadiku//a.ke/
KOMENTE