Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomati slloven: Kosova e Serbia, të zhvillojnë bisedime teknike
English

Kryediplomati slloven: Kosova e Serbia, të zhvillojnë bisedime teknike

Prishtinë, 9 Qershor, NOA – Kosova dhe Serbia duhet të nisin zhvillimin e bisedimeve teknike mes tyre, në mënyrë që të zhbllokojnë marrëdhëniet e tensionuara ekzistuese.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë.

Sipas tij, është fakt se marrëdhëniet e bllokuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po dëmtojnë të dyja vendet ndaj edhe kjo situatë duhet zhbllokuar sa më parë.

“Shpresoj që opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës do të ndikojë që kjo çështje të ecë përpara dhe mendoj se të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë këtë opinion të gjykatës dhe të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e çështjeve praktike që i mundojnë të dyja palët”, tha ministri Zhbogar lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të ketë ndërhyrje tek njëra-tjetra se dhe ato vetë duhet ta caktojnë kohën dhe axhendën e këtyre bisedimeve.

n.e/NOA

KOMENTE