Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi I Vizave, Qeveria Fushatë Informuese Për Qytetarët
English

Liberalizimi I Vizave, Qeveria Fushatë Informuese Për Qytetarët

TIRANE, 9 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/ .- Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një fushatë të gjërë informuese për qytetarët në kuadër të liberalizmit të vizave në hapësirën Shengen. Në shërbim të këtij qëllimi, Këshilli i Ministrave i ka akorduar një fond prej 50 milionë lekësh Ministrisë së Brëndshme për realizimin e spoteve publicitare. Sipas vendimit të qeverisë, i publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, thuhet se shuma e vënë në dispozicion në buxhetin e miratuar për vitin 2010 për programin "Policia e Shtetit", do të shërbejë për mbulimin e shpenzimeve në realizimin e spoteve informuese për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë synim, edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë një fushatë informimi se si duhet të përgatiten qytetarët për të përfituar të drejtën e lëvizjes në "Shengen". Vizë do të thotë autorizim për të hyrë në zonën Shengen, por tashmë ai që autorizon hyrjen është oficeri i kufirit dhe qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të presin në radhë për marrjen e autorizimit nga ambasada përkatëse. Por drejtuesit e institucioneve shqiptare e vënë theksin tek respektimi i rregullave, e cila është detyra e parë dhe më e rëndësishme që çdo çdo individ duhet të zbatojë pasi nuk liberalizohet rreptësia e vendeve të BE-së për zbatimin e legjislacionit të tyre. Liberalizimi i vizave, e cila duhet të kuptohet si liri lëvizjeje, në asnjë rast nuk parashikon të drejtën e punësimit apo tejkalimin e afatit kohor prej 90 ditësh. Në rastin kur këto rregulla dhe detyrime nuk zbatohen, legjislacioni parashikon penalitete që nga gjoba deri tek ndalimi i lejimi për t'u futur në zonën Shengen deri në 5 vjet. Komisioni Evropian ka kërkuar që qytetarët të informohen gjerësisht mbi këtë proces, në lidhje me detyrimet, respektimet e afateve, procedurave, etj. Më 27 maj, Komisionerja për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë në KE, Cecilia Malstrom, konfirmoi hyrjen në fuqi te Rekomandimit të Kolegjit të Komisionerëve për liberalizmin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. /s.s./
KOMENTE
  • Ora22:10 - 26 Prill 2011
    mbas hyrjes ne shqiperi ka nje koh te caktuar se kur mund te kthehem perseri ne zonen shengen