Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Linja E Interkonjeksionit 400 Kv Elbasan-Tiranë-Podgoricë Nis Nga Puna Në Fund Të Nëntorit
English

Linja E Interkonjeksionit 400 Kv Elbasan-Tiranë-Podgoricë Nis Nga Puna Në Fund Të Nëntorit

-Drejtori i OST, Ymer Balla, deklaroi se punimet do të sjellin ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri në 20 % - TIRANE, 9 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/.- Linja e interkonjeksionit 400 kV Elbasan-Tiranë-Podgoricë do të nisë nga puna në fund të muajit nëntor të këtij viti, por për shkak të punimeve qytetarët do të përballen me kufizim të furnizimit me energji elektrike deri në 20 %. Drejtori i Operatorit të Transmetimit, Ymer Balla, deklaroi të mërkurën, gjatë një konference për shtyp, se për shkak të punimeve në linjat e interkonjeksionit dhe implementimit të projekteve të tjera në sistemin energjetik do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët. "Ky kufizim do të jetë kryesisht gjatë orëve të ditës deri në masën 20% të konsumit të përgjithshëm për të mbajtur në parametra të pranueshem Sistemin Elektroenergjetik Shqiptar, i cili gjatë kësaj periudhe do të jetë në kushte jo të sigurta pune", deklaroi Balla. Kreu i OST-së bëri të ditur se ndërprerjet e energjisë do të jenë kryesisht në zonën e Shqipërisë së Mesme dhe në Jug të vendit. "Kufizimet do të jenë të alternuara me zona dhe konkretisht në zonën e Tiranës kufizimet do të jenë nga 1.30-2 orë në ditë", tha Balla. "OST do të kryejë punime të planifikuara në nënstacionin e ri 400/220/110 kV Tirana 2 si dhe në linjen 400 kV Elbasan-Tiranë-Podgoricë", tha Balla, duke shtuar se për shkak të këtyre punimeve është planifikuar dhe rakorduar stakimi i linjës dyfishe 220 kV Vau i Dejës-Tiranë dhe Fierzë-Tiranë, duke filluar nga data 11 qershor deri në datë 14 qershor, nga ora 05.00 -19.00 si dhe linjës dyfishe 220 kV Koman-Elbasan nga data 15 qershor deri në 20 qershor. Kreu i OST-së theksoi se ndërtimi i linjave të interkonjeksionit Elbasan-Tiranë-Podgoricë dhe asaj Shqipëri-Kosovë është jo vetëm një kërkesë e OST-së, por edhe e komunitetit europian. "Ndërtimi i këtyre linjave zgjidh problemet e import-eksportit si dhe ndihmon në liberalizimin e tregut të energjisë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin", deklaroi Balla. Për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë financimet do të kryhen nga Banka gjermane KfW. Drejtori i OST-së deklaroi se aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së dokumentave të tenderit dhe në korrik pritet të hapet gara. Ndërkohë, theksoi Balla, punimet të cilat do të zgjasin dy vjet pritet të nisin në fillim të vitit 2011. Përsa i takon ndërtimit të linjës 400 kV Elbasan-Tiranë-Podgoricë, rreth 150 km e gjatë, 120 prej të cilave në territorin shqiptar dhe 28 km në territorin malazez, Balla tha se në fund të nëntorit pritet të fillojë nga puna. Financimet për këtë projekt janë dhënë nga Kooperacioni Italian./s.s./
KOMENTE