Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura- Specialistët Në 'Ngujim' Për Tezën E Matematikës
English

Matura- Specialistët Në 'Ngujim' Për Tezën E Matematikës

TIRANË, 9 Qershor/ATSH/.-Maturantëve u kanë mbetur edhe gjashtë ditë për t'u përgatitur për provimin e dytë të Maturës Shetërore, atë të Matematikës. Specialistët e përzgjedhur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) janë 'ngujuar' në ambientet e këtij institucioni për hartimin e tezës së këtij provimi, që do zhvillohet më 15 qershor. Është parashikuar që 60 % e tezës së provimit do të jetë nga temat tashmë të shpërndara në programet orientuese për lëndët e provimit. Profili i shkollës së mesme do të specifikojë edhe llojin e testit që maturanti do të plotësojë në ditën e provimit. Po në varësi të profilit është detajuar edhe shkalla e vështirësisë së pyetjeve. Bazuar në skemën hartuese për çdo linjë të përmbajtjes, do të përfshihen kërkesat e tri niveleve të vështirësisë, duke filluar prej nivelit minimal. Pyetjet e testit do të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë dhe me shtjellim të argumentuar. Këtë vit në rregulloren e maturës është përcaktuar që zhvillimi i provimeve të bëhet sa më herët, në mënyrë që, kur të nisë plotësimi i formularit A-2, nxënësit të mund të bëjnë vetë përllogaritjet e rezultatit final./e.gj/s.s./
KOMENTE