Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mekanizmat Kombëtare Të Parandalimit Të Torturës, Rol Të Rëndësishëm Në Parandalimin E Keqtrajtimeve Nga Policia
English

Mekanizmat Kombëtare Të Parandalimit Të Torturës, Rol Të Rëndësishëm Në Parandalimin E Keqtrajtimeve Nga Policia

- Seminar ndërkombëtar i Avokatit të Popullit dhe Këshillit të Europës- TIRANË, 9 Qershor /ATSH- M.Shkurta/. - Mekanizmat kombëtare të parandalimit të torturës kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e keqtrajtimeve nga policia, u theksua sot në seminarin e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të 22 vendeve europiane, pjesë e një projekti të financuar nga Këshilli i Europës "Për parandalimin e Torturës dhe Keqtrajtimeve nga Policia". Përfaqësuesit e 22 vëndeve pjesëmarrëse në konventën "Për parandalimin e torturës", pjesë e të cilës është edhe vendi ynë, po ndjekin nga afër mënyrën e zbatimit të këtij projekti në Shqipëri, që është edhe vendi i parë që ka nënshkruar një Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturave, Dhunës dhe Keqtrajtimeve nga Policia . Ervin Karamuço, specialist pranë Avokatit të Popullit, vlerësoi bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit për parandalimin e rasteve të dhunës në ambientet e policisë, paraburgimit, etj, si dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre veprave. Karamuço foli për rastin e vitit të kaluar në Policinë e Dibrës, kur disa efektiva të policisë së Dibrës u akuzuan se ishin shkaku i hedhjes së një 15-vjeçari nga kati i tretë i Komisariatit të Peshkopisë në 7 prill 2009, ku ishte thirrur si i dyshuar. Ndërkohë, pas propozimit të Avokatit të Popullit, pesë oficerë të lartë policie u ndëshkuan me masa disiplinore, ndërsa për dy drejtues të lartë filloi procesi i ndëshkimit. Prej më se dy vjetësh, në zbatim të angazhimeve që vendi ynë ka ndërmarrë në kuadër të Konventës kundër Torturës, Avokati i Popullit po ushtron edhe detyrën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Sipas Karamuços, ky takim, i cili ka nisur nga Shqipëria, do të vazhdojë më pas në të 21 vendet europiane pjesë e këtij projekti, për të ndjekur ecurinë e këtij projekti dhe shkëmbimin e përvojës. Zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, i pranishëm në këtë takim, tha se në janar të këtij viti Policia e Shtetit ka miratuar një manual për mënyrën e trajtimit dhe sigurimit të të ndaluarve në njësitë policore, si dhe dokumentimin e të dhënave për personat e shoqëruar apo arrestuar, si dhe krijimin e Regjistrit Elektronik të këtyre personave. Peka ngriti shqetësimin për vonesë në transferimin në kohë në disa raste të të ndaluarve apo të transferuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale, ndërkohë, që sipas tij, ka patur vonesa në sigurimin e dokumentave të identifikimit të tyre si dhe mungesë të ambienteve në këto institucione. Një pjesë e madhe e ambienteve të policisë për të ndaluarit, tha Peka, janë ato të ish- paraburgimeve të sistemit të kaluar, me përjashtim të komisariateve të policisë së Fierit, Lezhës e Kavajës, ku janë vënë në përdorim ambientet e reja të rikonstruktuara për të ndaluarit. Për zëvendësministrin e Brendshëm Peka e rëndësishme për mënyrën e trajtimit të këtyre personave ishte edhe hartimi i një marrëveshje mes ministrisë së Brendëshme dhe asaj të Drejtësisë, lidhur me kohën e qendrimit dhe transferimit të të ndaluarve dhe të arrestuarve me vendim të formës së prerë, atyre të shtruar në spital, etj, për në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit./s.s./
KOMENTE