English

Meta: Zgjedhjet E Lsi Për Tiranën, Në 26 Shtator

TIRANE, 9 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Zgjedhjet e LSI-së për drejtuesin e saj në Tiranë dhe për kryetarët në 11 njësi në kryeqytet, do të mbahen më 26 shtator. Kjo u vendos gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së LSI-së për zgjedhjet lokale. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se "ky do të jetë një proces tepër i hapur, që do të analizojë disa elementë se bashku, të cilët do t'i shërbejnë forcimit të konsolidimit të kësaj strukture për gjithë LSI në vënd" Duke pohuar se përvec diskutimeve mbi rolin dhe kontributin që LSI ka dhënë dhe do të japë më shumë në të ardhmen, Meta shtoi se "mbledhja e kryesisë do të ketë në qëndër të vëmëndjes edhe problematikën vendore të kryeqytetit". Sipas tij, "është për të ardhur keq që problematika sa vjen e rëndohet, ku rasti më flagrant ka të bëjë me trafikun dhe menaxhimin e tij, por edhe me shumë aspekte të lëna pas dore". Meta shtoi se, "qëllimi është i qartë për shumëfishimin e rezultateve të LSI-së në dobi të komunitetit dhe zgjidhjeve të problemeve në të gjithë vëndin, që janë probleme të shumta dhe që vijnë si rezultat i mosqeverisjes efikase vendore apo edhe një pjesë e mirë, edhe e mosbashkërendimit mes qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore"./n.m/
KOMENTE