Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri I Mbrojtjes Imami Në Shba Bisedon Për Çështje Të Nato-S
English

Ministri I Mbrojtjes Imami Në Shba Bisedon Për Çështje Të Nato-S

TIRANË, 9 Qershor/ATSH/.- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të biseduar mbi çështje që kanë të bëjnë me transformimin e NATO-s. Ai po viziton Komandën e Aleancës në Norfolk të shtetit Virxhinia, e cila ndjek njëkohësisht edhe transformimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas një njoftimi për shtyp nga ministria e Mbrojtjes, në një intervistë për "Zërin e Amerikës", ministri Imami tha se, si vend i ri anëtar i NATO-s, Shqipëria përballet me disa sfida në transformimin e ushtrisë së saj. "Ne këtë vit jemi përfshirë në ridislokimin e të gjithë forcës sonë të armatosur, në organizimin e saj, në reformën e shërbimeve të inteligjencës ushtarake dhe në reformën e Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm. Ne konsiderohemi si një vend i rëndësishëm në NATO, së pari, se vendimet e rëndësishme merren nga të gjithë anëtarët me konsensus, kështu që ndërtimi i një konsensusi do të kërkonte përfshirjen e çdo vendi të veçantë, në këtë rast edhe të Shqipërisë", tha z. Imami. Duke nënvizuar faktin se çdo vend ka rëndësinë e tij mbi bazën e kapaciteteve që ka, ministri i Mbrojtjes theksoi se "kontributet tona në Aleancë janë serioze e për këtë arsye fjala e Shqiperise ka vendin e saj të rëndësishëm". Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është takuar dje me disa zyrtarë të lartë amerikanë, ku një takim të veçantë ai pati me ish-senatorin Çak Hejgell, shef i Këshillit për Inteligjencën e Huaj pranë Presidentit Obama, njëkohësisht profesor në Shkollën e Shërbimit Diplomatik në Uashington. Z.Hejgell në një prononcim për "Zërin e Amerikës" theksoi se, pjesëmarrja e Shqipërisë në NATO kontribuon në përpjekjet për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri në njërin prej rajoneve historikisht të paqëndrueshëm të botës. "Mendoj se të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë shumë të kënaqura që Shqipëria është pjesë e Aleancës, ashtu si dhe vendet e tjera që janë anëtarësuar vitet e fundit. Kjo vërtet përfaqëson një stabilitet dhe siguri të cilën nuk e kemi parë më parë. Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm, në një kohë që gjen vendin e saj në NATO. Aftësitë e saj do të rriten, Shqipëria po merr pjesë në një sërë detyrash bashkë me SHBA-në dhe Afganistani është vetëm një prej tyre", ka deklaruar, ndër të tjera, zyrtari i lartë amerikan. Ministri i Mbrojtjes Imami vazhdon vizitën e tij në SHBA./a.s//a.ke/
KOMENTE