English

Mjekësi - Qumështi Ul Rrezikun E Infarktit

UPSALA, 9 qershor /ATSH-MIA/ - Konsumimi i qumështit dhe i nënprodukteve të tij mund të jetë i dobishëm për zemrën, treguan hulumtimet më të reja të ekspertëve suedezë nga Universiteti i Upsalës. Qumështi është burim i rëndësishëm për acidet yndyrore që lidhen me sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër, qumështi mund të jenë i rëndësishëm për zemrën sepse ul presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Studjuesit e Universitetit të Upsalës thanë se te gratë rreziku nga infarkti ulet me 26 për qind, ndërsa te burrat nëntë për qind. Mekanizmi i saktë i veprimit të qumështit për zemrën nuk njihet ende, por ekspertët suedezë përmendin se ato janë burim i shumë substancave bioaktive, mes të tjerave edhe kalciumi, vitamina D dhe kaliumi./ a.jor.
KOMENTE