Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provat atomike, SHBA, Franca dhe Rusia i japin përgjigje Iranit
English

Provat atomike, SHBA, Franca dhe Rusia i japin përgjigje Iranit

Nju Jork, 9 qershor, NOA - Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia kanë reaguar zyrtarisht ndaj propozimit të Iranit për t’i dërguar disa nga materialet e tij bërthamore në Turqi, në shkëmbim të karburantit bërthamor.

Reagimi vjen disa orë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ishte planifikuar të votohej për një raund të ri sanksionesh kundër Iranit.

Diplomatët thanë se përgjigjja i është përcjellë Iranit përmes shefit për Energji Atomike Ndërkombëtare në Vjenë, Yukiya Amano.

Marrëveshja, sipas së cilës Irani do të dërgonte pjesë të uraniumit të pasuruar në Turqi, u ndërmjetësua nga Turqia dhe Brazili, muajin e kaluar.

Fuqitë perëndimore kanë thënë se plani nuk i adreson shqetësimet e tyre lidhur me programin bërthamor të Iranit, për të cilin druajnë se synon prodhimin e armëve. Irani e mohon një gjë të tillë.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha të martën se Irani do të refuzojë çdo bisedë nëse miratohet rezoluta. Sipas tij, marrëveshja për shkëmbimin e karburantit ishte një mundësi që “nuk do të përsëritet”.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE